Kryeministri bën xhiro me Lamburgini

Kryeministri italian Matteo Renzi, ka vizituar sot stabilimentin e Makinave Lamborghini në Sant’Agata Bolognese, në momentin historik të zgjerimit, që kompania po përjeton.

Renzi është pritur nga Shefi ekskluziv i Lamborghinit, Stefano Domenicali, së bashku me bashkëpunëtore të ngushtë të kompanisë.

Lamborghini po jeton sot një ndryshim shumë të madh. I është dhënë udhë një cikli të jashtëzakonshëm rritjeje, falë edhe projektit industrial të një Lamborghini SUV të ri, i cili do të prodhohet shpejt në Sant Agata Bolognese.

Gjithashtu projekti i ri do të lind në një hapësirë të re, 70 000 metra katrorë, dhe Lamborghini i ri Suv do të jetë në treg në 2018.

Domenicali gjithashtu ka sqaruar se ky projekt i ri do të rrisë numrin e punonjësve si dhe do të dyfishoje volumin e shitjeve. Më pas shefi i qeverisë italiane ka bërë një xhiro me një Lamborghini në ambientet e kompanisë së famshme italiane.(Balkanweb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *