Judaizmi dhe homoseksualiteti, dëshmi nga vargjet e Biblës

Populli hebre ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me homoseksualitetin

Elon Gilad
Le të fillojmë me Mbretin David, i cili për shumë veta dyshohet se ishte gay. Ose të paktën biseksual.
Kjo bazohet në dy vargje nga “Libri i Samuelit”, të cilat pretendohet se tregojnë që marrëdhënia e Davidit me Jonatanin ishte më shumë se sa thjesht miqësi.

Kur ata të dy u takuan, Bibla na tregon se: “Shpirti i Jonatanit u ngjit meshpirtin e Davidit dhe Jonatani e deshi atë si shpirtin e vet” (1 Samuel 18:1) dhe më vonë kur Jonatani u vra, Davidi i përlotur thotë: “Unë jam në ankth për ty, o vëllai im Jonatan; ti ishe shumë për mua, dashuria jote për mua ishte më e mrekullueshme se dashuria e grave” (2 Samuelit 1:26).
Komentuesit konservatorë refuzojë çdo gjë duke e cilësuar një interpretim platonik dhe duke argumentuar se mbreti nuk mund ta dashuronte Jonatanin fizikisht, pasi homoseksualiteti ishte i ndaluar tashmë nga Ligji hebre.
Por, ky argument nuk qëndron. Vargje të ndryshme në Librin e Mbretërve dhe gjetkë në Bibël duket se tregojnë se jo vetëm që homoseksualiteti tolerohej gjatë periudhës së Tempullit të parë – por kjo ishte sjellje tipike mes të izraelitëve të kohës.

“Dhe ishin edhe sodomitët në atë tokë: dhe ata merreshin me të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve…” (1 Mbretërve 14:24), thotë Bibla për mbretërimin e mbretit Roboam, nipi i mbretit David. Këta “sodomitë” ishin prostituta të shenjtaa meshkuj dhe femra: burra dhe gra që rrinin në tempuj dhe bënin seks me padronët.
Ne nuk duhet të habitemi që adhurimi me prostituta të shenjta u praktikua në Izraelin e lashtë rreth 2700 vjet më parë. Kjo duket të ketë qenë kudo në Lindjen e Afërt, në mesin e kulturave të Kanaanit, dhe në kulturat e Mesopotamisë.
Në bazë të atyre qe kanë shkruar fqinjët e Izraelit, ne mund të ne mund të marrim me mend se prostitutat meshkuj të tempullit të Jerusalemit ishin të veshur ndoshta në veshje grash dhe mund të jetë kastruar. Një libër i shenjtë është gjetur
Bibla na tregon se ka pasur prostitucion të shenjtëruar në kohën e Tempullit të parë. Pyetja është kur u ndalua praktika.

Bibla na e thotë dhe këtë. Në Librin e mbretërve ne mësojmë se herët ne mbretërinë e mbretit Josiah, në fund të periudhës së Tempullit të Parë, një libër i shenjtë është gjetur në Tempull në të cilin Josiah bazoi reformën e tij.Studiuesit besojnë se libri ishte një version i hershëm i “Ligjit të Përtërirë” që e ndalon prostitucionin e shenjtëruar.
Fjalia në “Ligjin e Përtërirë” (23:17) është përkthyer si: “Nuk duhet të ketë më kurva mes bijave të Izraelit, as sodomitë (homoseksualë) mes bijve të Izraelit”. Gjithësesi përkthimi nuk është i saktë. Fjalët e përkthyera “kurvë” dhe “sodomitë(homoseksual)” janë versionet femër mashkull të fjalës hebreje për prostitutat e shenjtëruara (qedesha and qedosh).
Sido që të jetë, ky varg e bëri Josian të “thyente shtëpitë e homoseksualëve, që ishinafër shtëpisë së Zotit” (2 Mbretërve 23: 7).
Këto vargje (dhe disa të tjera) të bëjnë të mendosh se meshkujt e judaizmit të antik jo vetëm që qenë përfshirë në seks homoseksualësh, por ata mundet edhe të kenë pasur marrëdhënie në tempull. Nëse është kështu, nuk duket aq e çuditshme që edhe David dhe Jonatani të kenë qenë vetëm miq.
(Haretz/pasqyre.al)

One comment

  • shpresoj qe artikullshkruesi te kete dashe me e mbylle me “…nuk duket aq e cuditshme qe Davidi e jonatani te MOS kente qene vetem miq”/

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *