Johnny Depp rreh bashkëshorten, foto me shenjat e dhunës

Amber Heard ka denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj Johnny Depp, me të cilin është në prag të ndarjes, pas 15 muaj martesë. Revista “People” ka publikuar një foto ku aktorja Amber Heard duket me shenja dhune në fytyrë. Një burim afër çiftit ka bërë të ditur se aktori e dhunoi Amber Heard në incidentin e fundit që patën.
Një përfaqësues i aktorit Johnny Depp reagoi pas këtyre lajmeve duke thënë: “Duke patur parasysh kohën e shkurtër të kësaj martese dhe humbjen tragjike të nënës së tij Johnny nuk do t’i përgjigjet asnjë thashethemi që lidhet me të. Shpresojmë që ndarja të ndodhë sa më shpejt”.(balkanweb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *