Ka nje arsye se perse njerezit ne fotot e vjetra nuk qeshnin kurre. Dhe ajo nuk lidhet me humorin e tyre. Ne materialin ne vijim ju ftojme qe te ndiqni nje rrugetim historik sesi ka ndryshuar pozimi perpara nje aparati foografik.
Pse njerëzit në fotografitë e vjetra nuk qeshnin kurrë
A e keni pyetur ndonjëherë veten pse njerëzit në fotografitë e vjetra nuk qeshnin kurrë?!
Pas kësaj pyetje qëndrojnë fakte të ndryshme që lidhen me teknologjinë, historinë apo edhe kulturën. Media amerikane VOX, ka përcjellë një studim në lidhje me këtë fenomen të cuditshëm të shekujve të shkuar. Ata janë bazuar në një artikull të të Nicholas Jeeves pedagog në shkollën e artit në Cambridge, publikuar në Public Domain Revieë,
Fytyrat serioze datojne që para lindjes së fotografisë. Buzëqeshjet nuk mungojnë vetëm në fotot e vjetra por nëse do i hidhni një sy portreteve në galleritë e ndryshme të pikturave do të shikoni shumë pak portrete të buzëqeshura. E shumta që mund t’ju rezultojë nga kërkimet tuaja është ndonjë buzëqeshje e ftohtë e ndonjë personazhi, si përshembull portreti i famshëm i Mona Lizës, që e bën pikërisht të vecantë.
Në vitet e Rilindjes e në shekujt në vazhdim portretet nuk dëshmonin një gjendje reale të subjektit, por kryesisht një gjendje ideale të tij për ta përcjellë më pas në kohë.
Vlerat fizike që kishte një individ ishin më pak të rëndësishme se vlerat e tij morale.
Kur më vonë lindi fotografia, ky art i ri pati për një kohë shumë të gjatë një lidhje të fortë me karakteristikat e pikturës. Cka vlente për portretet e ndërtuara me penelin e një piktori , vlente edhe për aparatet fotografike. Fakti që nëpër fotografi nuk ishte e nevojshme të buzëqeshje, ashtu si nuk buzëqeshej nëpër portretet e shumë piktorëve të ndryshëm, është shprehur qartë në një prej thënieve të Mark Tëain në një letër dërguar një gazete:” Një fotografi është dokumenti më I rëndësishëm dhe nuk ka gjë më të keqe se ti përcjellësh të tjerëve një buzëqeshje të kotë e pa kuptim të fiksuar në fytyrë”.
Para këtij përcaktimi të bërë nga Mark Tëain, duhet thënë se jo të gjithë piktorët I kanë thënë “jo” portreteve të buzëqeshura. Nga vëzhgimet e bëra nga Nicholas Jeeves, rezultonte se serioziteti ishte një tipar I aristokratëve ose njerëzve që përcillnin vlera të mëdha morale, kështuqë buzëqeshja u mbetej shtresave me te uleta. Në artin e viteve 1500, buzëqeshjet ishin për njerëzit që I përkisnin një klase më të ulët të popullsisë. Kush qeshte ishte një I dehur apo një person sigurisht vulgar.
Shumë piktore hollandeze si përshembull Rembrandt, u bënë të famshëm për pikturat e njërezve të thjeshtë që qeshin, pijnë e festojnë. Të pikturoje shtresat më të ulta të popullsisë ishte e lejueshme, por të përdorje buzëqeshjen në tema të tjera ishte e konsideruar si një sjellje prej ikonoklasti. Në Public Domain Revieë thuhet se vepra e Caravaggio-s “Eros” shkaktoi skandal ne kohen e saj, pasi paraqiste një fëmijë nudo dhe me një buzëqeshje djallëzore.
Por me ardhjen e fotografisë, pati gjithashtu një problem të madh edhe për ata që dëshironin të thyenin rregullat duke sjellë subjekte të dehur apo të buzëqeshur. Aparatet e para fotografike kërkonin një kohë më të gjatë në shkrepje, kohë shumë më e gjatë se koha mesatare që I duhet një personi për të mbajtur një buzëqeshje natyrale. Kjo kohë pritje e shkrepjes sillte zbehjen e buzëqeshjes e fytyrat serioze që shohim sot në fotografitë e para.
Me zhvillimin e teknologjisë, gjatë viteve ‘800 e sidomos në vitet ‘900 u bë e mundur të bëheshin foto që të kapnin momentin pa krijuar sfokaturë në foto, apo imazhe të mbivendosura gjatë lëvizjes.
Ky progres teknologjik solli dy fenomene të rëndësishëm: Nga njëra anë kultura u bë gjithmonë e më shumë popullore dhe nuk ishte më nevoja të shprehej seriozitet në cdo xhest që bënin; dhe nga ana tjetër fotografia ishte bërë dicka më e thjeshtë e më ekonomike, e jepte mundësinë të beheshin më shumë foto.
Krijimi I aparateve fotografikë ekonomike që të bliheshin nga të gjithë, solli traditën e të fotografuarit në cdo gjendje tonën emocionale.(abc)