Hans-Ulrich Obrist, kritiku, kuratori dhe drejtori i të famshmes “Serpentine Gallery” në Londër, ishte dje në Galerinë Kombëtare të Arteve. Sëbashku me artistin Anri Sala dhe znj. Maja Hoffman, drejtuese e “Luma Foundation”, Obrist bëri një prezantim të projektit të tij “World Soup. The Kitchen Show 1991”.
Prezantimi u ndoq me interes nga galeristët e galerive aktive si Zeta, Tulla, Art House në Shkodër, apo Miza.
Gjithashtu në diskutimin e hapur ishin të pranishëm artistë të skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri, intelektual, si dhe Këshilltari i Kryeministrit për diplomacinë kulturore z. Fate Velaj.
Prezantimi dhe diskutimi i kuratorit me famë botërore Hans-Ulrich Obrist, me artistët shqiptar erdhi në kuadër të inagurimit të pavionit “Reja”, të arkitektit Sou Fujimoto në Tiranë.