Studiuesi Lanksch ngre pyetjen pse kritika shqiptare nuk merret me poezine e Moikom Zeqos sikundër sipas tij merret kritika amerikane, pas botimit të poezive të Zeqos në gjuhën angleze. Ai mandej kritikon ata që shkruajne se “revistat prestigjioze” botojnë letersi shqipe e bejne nga padija pasi jo të gjitha janë prestigjioze. Më pas njofton botimin nga një revistë vërtet prestigjioze si World Literay Today të një shkrimi për Zeqon.
Hans Joachim Lanksch
Kritika “zyrtare” shqiptare (kritikët që njihen dhe konsiderohen si të tillë, sidomos në media, si Agim Baçi, Behar Gjoka etj.) nuk merren me poezinë e Moikom Zeqos – ndryshe nga kritika letrare në Amerikë. Pas shkrimeve të Wayne Miller, Wesley Rothman, Kathryn Nuernberger, Ilya Kaminsky, Lizzie Hutton, Piotr Florzcyk zbardhet edhe shkrimi i poetes dhe studiueses amerikane Jennifer Schomburg Kanke për librin e Moikom Zeqos, “Zodiac”, përkthyer në anglisht..
Dihet dukuria e çuditshme që çdo revistë e huaj që boton dy-tri poezi nga një pendë shqiptare apo një shkrim për një pendë shqiptare automatikisht quhet “revista prestigjoze”, qoftë ajo e panjohur a e parëndësishme. Kështu e quajnë autoret a autorët e përkthyer, pastaj gazetaret a gazetarët dhe kritikët.
Ndryshe nga ky adet, eseja e Jennifer Schomburg Kanke u botua në një revistë në të vërtetë prestigjoze, bile shumë prestigjoze: WORLD LITERATURE TODAY