E hapur gjatë Luftës Civile Spanjolle, Ekspozita e Parisit më 1937, i lejoi artistët të shprehen kundër brutalitetit. Piktura u bë pastaj propagandë.
Më 26 prill 1937, nazistët gjermanë dhe bombarduesit italianë sulmuan qytetin Bask të Guernica-s. Gjatë tri orëve, ata shkatërruan tre të katërtat e qytetit të lashtë, duke vrarë dhe plagosur qindra njerëz. Sulmi ishte “i pashembullt në historinë ushtarake”, sipas raporteve të kohës – dhe kjo frymëzoi një nga më të famshmet piktura të anti-luftës në histori. Një ekspozitë e re e hapur në Londër nga “Gallery Mayoral of Barcelona” nderon një grup artistësh që i janë përgjigjur mizorive të Luftës Civile Spanjolle, shkruan BBC sipas pasqyre.al.
Këta artistë u sollën së bashku në ekspozitën e Parisit më 1937, e cila u hap më pak se një muaj pas bombardimeve dhe vetëm 10 muaj pasi filloi Lufta Civile. Ekspozita mbahet mend për përplasjen e dy kombeve: Gjermanisë, me kulla e saj monumentale të granitit dhe në krye me një shqiponjë gjigante dhe svastiken, perballe Bashkimit Sovjetik, me struktura e mermerit të të cilit patën krijuar statuja të dy figurave që shtrëngonin një çekiç dhe një drapër.
Ekspozita përkujton 80 vjetorin e pavijonit spanjoll, parë nga ana e Republikës së Dytë Spanjolle si një mënyrë për të shpalosur mizoritë e Gjeneralit Franko para pjesës tjetër të botës dhe kundër rritjes së autoritarizmit.
Ndërsa Europa shkonte drejt luftës, gjendja në Spanjë mori rëndësi në mbarë botën. Ajo u bë një fushë beteje për forcat e fashizmit dhe komunizmit dhe frymëzoi një sërë veprash të reja nga disa prej artistëve më të mëdhenj të kohës. Pablo Picasso, Julio González, Joan Miró, Alexander Calder, Alberto Sánchez dhe José Gutiérrez Solan u shfaqën në pavijonin spanjoll, shkruan BBC sipas pasqyre.al.
Picasso ishte autorizuar të krijonte një murale për pavijonin dhe kishte filluar me një seri e imazhevesh anti-nacionaliste titulluar “Ëndrra dhe gënjeshtra” e Frankos në vitin 1937. Pasi lexoi raportet e sulmit në Guernica nga aleatët e Frankos, ai filloi punën për një pikturë që do të simbolizonte luftën më të gjerë kundër fashizmit. Sipas historianit të artit, Fernando Martin, “për herë të parë në historinë bashkëkohore të luftës, një qytet dhe popullsia e tij civile ishin asgjësuar; edhe si taktikë trembjeje edhe si një mënyrë për të testuar makinerinë e luftës”. Ai thotë se Picasso e dinte që kjo do të ishte subjekt i murales së tij për pavijonin”.
Murales iu desh një muaj për të përfunduar. Ndërsa pikturonte, për të luftuar thashethemet se ai e po mbështeste Nacionalistët, Picasso lëshoi një deklaratë: “Veprën që po bëj do e titulloj Guernica- në të gjitha veprat e mia të fundit të artit, në mënyrë të qartë shpreh neverine time ndaj kastës ushtarake që ka zhytur Spanjën në një oqean dhimbjeje dhe vdekjeje”, shkruan BBC sipas pasqyre.al.
Është treguar se të gjitha veprat e mëdha në pavijon ishin të komisionuara. E veçanta në lidhje me këtë komisionim ishte se ai nuk kishte për qëllim të ishte komisionim politik; artistët e morën përsipër vetë të reagojnë në një mënyrë të tillë”.
“Para 1936, as Picasso dhe as Miró nuk merreshin me politikë; por Lufta Civile Spanjolle e ndryshoi këtë fakt”, shkruan BBC sipas pasqyre.al.
Më vonë në karrierën e tyre, Picasso iu bashkua Partisë Komuniste franceze në vitin 1944 dhe Miró vazhdoi të ishte shumë aktiv kundër regjimit të Frankos edhe gjatë viteve 1960 dhe ’70.
Duke treguar një fshatar Katalonje me një kokë të madhe të shformuar, Miro “qanteme zemërim” për ngjarjet në Spanjë. “Sigurisht që e kam menduar atë si protestë”, tha Miro. “Fshatari Catalan është një simbol i fuqisë, pavarësisë, rezistencës”.
Veprat, “The Reaper” e Miros e “ Guernica” e Piçasos u krijuan si propaganda.