Gjermania synon Oscar-in me komedi

“Toni Erdmann” titullohet filmi që rrëfen historinë e Winfried, një mësimdhënësi 65-vjeçar të muzikës, i cili, pasi i ngordh qeni e viziton vajzën e tij Ines, një biznesmene të suksesshme.
Këtë vit “Toni Erdmann” me regji të Maren Ade është propozimi i Gjermanisë për ceremoninë e “Academy Awards” të vitit 2017. Organizata për distribuim të filmave jashtë vendit “German Films” e ka bërë publik këtë vendim të enjten në Munih, raporton DW sipas Express.

Komedia është përzgjedhur duke mposhtur konkurrentët tjerë që ishin marrë parasysh, përfshirë edhe satirën për Hitlerin me titull “Look Who’s Back” (Shiko, kush është kthyer) dhe dramën për krimet naziste me titull “The People vs.Fritz Bauer” (Njerëzit kundër Friz Bauer) dhe filmit të fundit të realizuar për ditarin e Anne Frank.

“Toni Erdmann”, që ka në role kryesore Peter Simonischek dhe Sandra Hüller rrëfen historinë e Winfried, një mësimdhënësi 65-vjeçar të muzikës, i cili, pasi i ngordh qeni e viziton vajzën e tij Ines, një biznesmene të suksesshme.Të dy janë karaktere shumë të ndryshme dhe vizita shpejt përfundon në grindje midis babait dhe së bijës. Por në vend se të largohet prej aty Winfried vendos ta transformojë veten në alter egon e tij që quhet Toni Erdmann.

Aplikimet e shteteve për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj do të vlerësohen nga “Academy Awards”, që në janar të vitit 2017 do të shpallë listën me pesë nominime.

Ceremonia “Oscars” do të mbahet në Los Angeles më 26 shkurt të vitit të ardhshëm. Gjermania s’ka arritur të futet në listën e të nominuarve qysh prej vitit 2010, me “The White Ribbon” të Micahel Haneke. Gjermania ka fituar çmim “Oscar” 10 vjet më parë me dramën “The Lives of the Others” (Jeta e të tjerëve) nga Florian Henckel von Donnersmarck. Filma tjerë gjermanë që kanë fituar “Oscar” janë: “The Tin Drum” më 1979, “Mephisto” më 1981 dhe “Nowhere in Africa” më 2003.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *