Baritoni Gëzim Myshketa ka interpretuar në Grand Gala Berlin mbrëmjen e djeshme, një aktivitet humanitar që mbledh ajkën e shoqërisë gjermane dhe nga ana tjetër organizohet nga presidenti i Gjermanisë, Joachim GAUCK.
Në aktivitet ishin Conchita ëurst me Jean Paul Gaultier,
Super modelja Tony Garrn dhe Jean Pau Gaultier, Manuel Neuer-portieri i kombëtares me të shoqen, etj.
Myshketa, ka interpretuar arien e Giorgio Germont nga Opera Traviata, një arie tepër delikate dhe e vështirë e cila ka nevojë për një interpretim të ndjerë duke shfrytëzuar një legato me kontraste të vazhdueshme nga piano në forte dhe ku fjala të jetë Zot. Me datë 1 dhjetor koncerti do të trasmetohet nga rrjetet televizive gjermane dhe me këtë rast do të bëhet një CD dhe DVD i koncertit.