Flitet prej kohësh dhe ka ridalë projekti për një qendër të re kulturore ku kryesisht do të ketë hapësirë për Teatrin Kombëtar pasi godina e këtij të fundit është në gjendje të mjerueshme.
Së fundmi ka qenë kryeministri Efi Rama që e ka risjellë në vëmendje.
“Turbina”është emri i përkohshëm i projektit të një teatri të ri, që do të nisë të ndërtohet javët e ardhshme në Tiranë, (në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë), në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.
Një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike⭐️#Rilindje #ShqipëriaeGjeneratësTjetër”, -ka shkruar kryeministri.