1985, Borë në Tiranë
Viti 1985 mbahet si vit reference për dimër të ashpër. Ne janar te atij viti pati reshje të dendura dëbore pothuaj në të gjithë vendin. Dëbora e madhe shkaktoi bllokime masive të rrugëve aq sa ishte ndër herët e rralla që edhe nisja e procesit mësimor u shty e pakta për një javë. Eshtë pikërisht janari i vitit 1985, kur dhe qyteti i Tiranës u zbardh për disa ditë nga dëbora, gjë që prej atëherë nuk ka ndodhur më, ndonëse reshje dëbore ka patur edhe më pas. Rasti i fundit ka qenë viti 2010, por edhe atëherë falë temperatuarve jo shumë të ulta dëbora nuk mundi ta zbardhë qytetin. Me gjithë shpresat e parashikimet duket se as ky vit nuk do të mund të shënohet si viti me “dimër si në 1985”.
@Adi Darsi