Fotot e pavarësisë të rishikuara

“Në këtë fotografi rafigurohen personazhet e rëndësishme të historisë për Pavarësi dhe pjesë e qeverisë shqiptare. Ismail Qemali dhe Isa Boletini kanë një mimikë të vrazhdë në fytyrë, të vendosur dhe të bindur.
Ndërsa të tjerët, personazhe mbështetës, me fytyrë entuziaste, të udhëhequr nga ato dy figura të madhërishme ndihet jo më pak autoritarë, por thjesht të përfshirë në një proçes i cili nuk mban shëmbëlltyrën e një hierarkie, por më së shumti të një vëllazërie. Jo më kot janë në det sepse deti është urë lidhëse. Pavarësia do të bashkonte shqiptarët dhe forca e një Shqipërie të bashkuar do të mundësonte edhe lidhjet me Perëndimin. Flamuri në varkë është flamur anglez sepse me 17 dhjetor 1913 do të mbahej Konferenca e Londrës.
Fakti më mbresëlënës është se të gjithë ishin të përgatitur, të vendosur e plot shpresë. Trevat shqiptare do të përfitonin më në fund autonominë. Pavërisht se Londra do i linte me shije të hidhur.”

Përshkrim i fotografisë nga Stefania, 15 vjeç, nga workshopi “Zbulo një foto, ndërto historinë”, në Muzeun Kombëtar “Marubi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *