Fotografi Fahredin Spahija, ka publikuar fotografi të aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin e kishte fotografuar për herë të fundit, në vitin 2008, pikërisht më 2 maj, me rastin e varrimit të vëllait të Bekim Fehmiut, arkitektit Bashkim Fehmiu, raporton Kultplus, transmeton Insajderi.
Këto fotografi janë shkrepur në vitin 2008, pikërisht dy vite para se të ndërronte jetë Bekim Fehmiu, dhe konsiderohen të jenë fotografitë e fundit që kanë potretizuar këtë aktor me përmasa botërore. “Bekim Fehmiu ishte një nga idhujt artistik të rinisë sime. Filmi i parë i tij që e kam parë në kinema, kur isha në moshën dhjetëvjeçare, ishte “Avanturisti”.
Për këtë simpati ndaj Bekim Fehmiut, meritat më të mëdha i kishte vëllau im imadh, Faruku i cili perveç se më morri në kinema “Tesla” më fliste vazhdimisht për aktorin shqiptar të përmasave botërore, me fotografitë e të cilit, më vonë si adoloshent mbusha njërin nga muret e dhomës që ndaja me dy vëllezërit e mi”, ka shpjeguar për KultPlus Fahredin Spahija, i cili edhe sot mendon se .dashuria për fotografinë filloi pikërisht nga mbledhja e fotografive të Bekim Fehmiut, që dilnin në revistat dhe gazetat e Jugosllavisë së atëhershme.