Filma ndërkombëtarë dhe shqiptarë do të konkurojnë në edicionin e katërt të Festivalit të Filmit Mjedisor Shqipëri 2016 që erdhi edicionin e katërt. Përgjatë dy javëve mbi 56 filma do të paraqiten në festivalin e mbështetur nga BE. Përfaqësues nga qeveria, BE-ja, organizata ndërkombëtare dhe shoqëria civile morën pjesë në hapje dhe shfaqjen e dy filmave të parë. “Filmat që do të shohim gjatë festivalit do të na ndihmojnë të gjithëve të bëhemi më të ndërgjegjshëm dhe të shohim si mundemi të veprojmë qoftë si individë qoftë të gjithë së bashku për të mbrojtur mjedisin tonë”, tha në fjalën e saj Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin. “Mbrojtja e mjedisit duhet të marrë vëmendje më të madhe politike, si dhe burime të mjaftueshme”, vazhdoi Zj. Vlahutin duke shtuar se festivali është një mundësi për të mësuar më shumë mbi çështjet globale dhe locale të mjedisit dhe mbi zgjidhjet e mundshme.
Hapjen e festivalit e përshendeti dhe Zv. Ministrja e Mjedisit Oltjana Ifti e cila tha: “Ky aktivitet shërben për tërheqjen e vëmendjes ndaj problemeve të mjedisit si dhe kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për çështjet mjedisore“. Për rreth dy javë do të shfaqen filma në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Çorovodë dhe Valbonë. Të 56 filmat vijnë nga 29 vende të ndryshme dhe mbulojnë një spektër të gjerë të çështjeve të mjedisit nga e gjithë bota. Këtu përfshihen tema si mbetjet elektronike, smogu i qyteteve, zjarret e pyjeve, rëndësia e oqeaneve, kashët e egra, mungesa e ujit, grumbullimi i mbetjeve, dhe ruajtja e lumenjve.
Katër çmime të ndryshme do të jepen në fund te festivalit për filmat e gjatë, filmat e shkurtër, filmat eksperimentalë dhe talented e reja nga vendet e Ballkanit. Autorët e rinj të filmave mbeten një veçori thelbësore e këtij edicioni.
Disa aktivitete të tjera do të plotësojnë shfaqjen e filmave: një konkurs artistic, një ekspozitë fotografike, dhe një shfaqje me art ekologjik. Gjithashtu disa seminare mbi biodiversitetin, ndryshimet klimatike, shëndetin, gjininë dhe bujqësinë do të angazhojnë aktivistët, ekspertët dhe gazetarët përgjatë dy javëve.
Festivali i Filmit Mjedisor Shqipëri filloi në 2013 si një platformë për shkrirjen e kinemasë me shqetësimet mjedisore. Që atëherë festivali ka shërbyer si një aktivitet kryesor për edukimin mbi mjedisin si dhe një mundësi për prodhuesit e filmave që të realizojnë kreativitetin e tyre.