Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës
4 shtator 2016, sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë
Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës do të përcillet LIVE në sheshin “Nënë Tereza”, ku përmes monitorëve të vendosur përgjatë sheshit kryesor shqiptarët do të jenë bashkë në emër të dashurisë, sepse vetëm kur kjo e vërtetë e thjeshtë të prekë ndërgjegjen tonë mund të quhemi komb i shpëtuar, njerëz të shpëtuar.
Kjo ditë do të fillojë me koncertin për kor, solistë dhe orkestër simfonike të TKOB në orën 09.30 në sheshin “Nënë Tereza”. Në një program sacra, me pjesëmarrjen e solistëve të mirënjohur të skenës lirike: Ylber Gjini, Etleva Golemi, Armando Likaj, Klodian Kaçani. Në program do të interpretohen pjesë nga Puccini – Kyrie nga “Messa di Gloria” ; Vivaldi – Gloria ; Mascagni – Intermezzo nga opera “Cavalleria Rusticana” (varianti orkestral); Verdi – La vergine degli angeli nga opera ” La forza del destino”; Gounod – Ave Maria; Haendel – Allelujah.