COD uron Erzen Shkolollin për emërimin e tij si kurator për Trienalen e Hannah Ryggen që do të mbahet në shtator në Trondheim, Norvegji, dhe për emërimin e tij si këshilltar kuratorial për
documenta 14 që do të mbahet në Kassel të Gjermanisë dhe Athinë të Greqisë.
COD ka kënaqësinë të njoftojë që Shkololli do të jetë kurator për sezonin e tretë të vitit 2016.
Erzen Shkololli është artist dhe kurator. Drejtor i Fondacionit “Unë e du Kosovën” në Prishtinë, Kosovë. Gjithashtu, këshilltar kuratorial për documenta 14.
Ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri më 2015. Në vitin 2013, Shkololli ishte komisioner i prezantimit të parë të Republikës së Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales së Venecias.
Nga viti 2003 deri më 2007 mbajti pozitën e drejtorit artistik në Institutin e Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë, një iniciativë e shkëmbimit në Kosovë, e cila e transformoi skenën kulturore vendase.
Praktika e tij artistike përdor ritualet dhe folklorin vendas për të tërhequr vëmendjen te situata specifike socio-politike dhe është ekspozuar ndërkombëtarisht në muze, siç janë Van Abbemuseum, Eindhoven; Centre Pompidou, Paris, dhe Fridericianum, Kassel.
Shkololli organizoi Ekspozitën e Kontakt Art, të titulluar “Thirty One” (Tridhjetë e një) dhe kuruar nga Hans Ulrich Obrist e Petrit Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës (2015). Ishte kurator i “Thirty Years After: Šejla Kamerić” (2015), “Sokol Beqiri: Retrospektivë” (2014), “Simon Shiroka: Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare në Tiranë (2014) dhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës (2013);
bashkëkurator i ekspozitës “Engjëll Berisha – Befre: Retrospektivë” (2013) dhe “Grafika” nga koleksioni i GKK-së (2013).
Nga viti 2008 deri më 2009 ishte përfitues i Bursës së DAAD-së për Artistët në Rezidencë. Nga viti 2003 është anëtar i Parlamentit Europian të Kulturës. Jeton dhe punon në Prishtinë.