Duke folur per Nënë Terezën, konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Teuta Sahatçia tha se Nënë Tereza u bë urë lidhëse mes popujve pavarësisht nacionalitetit, gjuhës apo përkatësisë fetare, gjithnjë duke kërkuar mirësinë brenda tyre. Në këtë ekspozitë morën pjesë diplomatë të shumtë.
Në vazhdën e manifestimeve me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në SHBA organizoi një ekspozitë të letërkëmbimit të Nënë Terezës ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm diplomatesh dhe udhëheqës misionesh diplomatike pranë OKB-së.
Për figurën e Nënë Terezës foli edhe Ambasadori i Selisë së Shenjtë pranë OKB, Nunci Apostolik Bernardito Auza. Duke falenderuar Misionin diplomatik të Kosovës për organizimin, Ambasadori i Vatikanit potencoj thënien e Nënë Terezës qe është identifikim i saj personal: Për nga gjaku jam shqiptare, banore e Indisë, ne shërbim të tërë botës dhe zemra ime i përket Krishtit.
Për organizimin e kësaj ekspozite ndjekim një deklaratë të Konsultës së Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatçia.