“Vizitorët e ditës… Të dielën e fundit të çdo muaji, hyrja në muze është pa pagesë. Ejani e shkrepeni fotografinë tuaj në fondalin e Marubëve…Të mirëpritur sot deri në orën 19:00 ka bërë të Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”. Ka qenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që e ka bërë të ditur idenë përmes Facebook-ut të saj duke ftuar publikun për një qasje ndryshe edhe në kohën e rrjeteve sociale. Ndërsa vizitorët ndajnë në rrjete ditën e tyre ngado, një ide e veçantë do të ishte që foton të shkrepen duke pasur si sfond fondalet e Marubit- siç i kishin banorë, vizitorë e fisnikë të Shqipërisë rreth një shekull më parë.
Nisma vjen me qëllim afrimin e publikut me institucionet e kulturës dhe artit në vend si edhe për të nxitur të dielat ndryshe të qytetarëve.
Pietro Marubbi është autori i fotografisë së parë Shqipëtare. Ai e themeloi më 1856 Foto-Studio “Marubbi”, dritëshkronjën që ruan thesare të imazhit të realizuara pothuaj në të njëjtën kohë me fotografitë e para në të gjithë boten. Sot, ajo mban emrin Fototeka Kombëtare “Marubi” dhe është një muze i ri me të gjitha kushtet.