Portreti i Marten Soolmansit dhe bashkëshortes së tij, Oopjen Coppit, në madhësi natyrore, të cilët me rastin e martesës më 1634 i realizoi maestro Rembrandt van Rijn, për herë të parë janë ekspozuar fundjavën e kaluar në Rijksmuseum në Amsterdam qysh prej fundit të shekullit XIX, kur kaluan në pronësi të familjes Rothschild.
Pikturat – të cilat vetëm fundjavën e kaluar i kanë parë 26 mijë njerëz – Rothschild i kishte mbajtur në dhomën e tij të gjumit. Ish-pronari i tyre ka ardhur në Amsterdam që para publikut t’i shohë ato, e për herë ta parë pas shitjes, të “takohet” me veprat të cilat me dekada i ka pasur në ambient privat dhe i ka vështruar çdo herë përpara se të flinte.
“Në shtëpi janë dukur sikur janë pjesë e asaj hapësire rrethuese private e në muze janë disi zyrtare”, ka thënë Eric Rothschild për “The New York Times”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai dhe vëllai i tij, Robert, i kanë trashëguar portretet e Rembrandit nga i ati Alen. Vendimin për t’i shitur ato e kanë marrë me qëllim që të lajnë borxhet e taksave të të birit të Robertit.
“Nuk kam dashur që ta mbaj timen e ai portret që ka pasur në pronësi vëllai të shitet. Kjo, sepse duke shikuar në këndvështrimin e historisë së artit, është e menduar dhe ka kuptim që këto portrete të rrinë në çift”, ka thënë Eric Rothschild. Të dyja portretet kanë qenë në banesën e Ericut e ai ka qenë pronar i portretit ku paraqitet Oopjen Coppit, ndërsa Roberti ka trashëguar atë të bashkëshortit të saj, Marten Solmans.
Pas vdekjes së babait të tyre dy vëllezërit kanë mundur të vendosnin se si do t’i ndanin këto kryevepra. Ericut, siç ka thënë ai, gjithmonë i ka pëlqyer portreti i gruas, sepse ka konsideruar se maestroja holandez i ka bërë asaj një analizë më të thellë psikologjike. Vëllezërit Rothschild, siç e ka konfirmuar Eric, nuk kanë në pronësi ndonjë tjetër vepër të Rembrandit.
“Gjyshi i ka pasur disa, por ne na kanë takuar vetëm këto”, ka thënë ai. Portretet do të jenë të ekspozuara në Amsterdam deri në tetor e më pas do të ekspozohen në Louvre. Franca dhe Holanda me rastin e blerjes së këtyre dy veprave ishin marrë vesh që ato të ekspozohen në këto dy institucione të artit.
Njashtu sikurse edhe paraardhësit e tij, Eric de Rothschild është koleksionist i veprave të artit. Koleksioni i tij privat kryesisht përbëhet nga vepra të pop-artit, të shkollës angleze, por, siç thotë ai.