Dita Ndërkombëtare e Fotografisë me Kel e Mati Kodhelin

Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fotografisë, një event që frymëzon mijëra fotografë për të bashkëndarë një fotografi të tyre me të gjithë botën.
Fotografia Muzeu Kombëtar Marubi ndan me publikun është një fotografi në studio e Pietro Marubbi ku pozojnë vëllezërit Mati Kodheli (mbi gomar) dhe Kel Kodheli Marubi (në cep) i cili do të trashëgojë më vonë artin e fotografisë.

Dita Botërore e Fotografisë vjen nga shpikja e proçesit të daguerreotipisë, një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicéphore Niépce dhe Louis Daguerre që në 1837. Më 9 janar 1839, Akademia franceze e Shkencave njoftoi procesin daguerreotype dhe disa muaj më vonë, më 19 gusht, 1839, qeveria franceze në një ceremoni publike njoftoi shpikjen si një dhuratë që mund të përdorej lirisht nga bota.
Duhet të theksohet se daguerreotipia nuk ishte imazhi i parë fotografik. Në 1826, Nicéphore Niépce kishte shkrepur një fotografi më të hershme të njohur si “Pamje nga dritarja në Le Gras”, duke përdorur një proces të quajtur Heliografi.

Sot kjo ditë është me pak fjalë dita zyrtare e ditëlindjes së fotografisue. Ndaj në mendojmë se fotografia ishte një hap i madh i botës së civilizuar drejt zhvillimit.

17 vite më pas, Pietro Marubbi do të themelonte në Shkodër një ndër më të parët studio fotografike të Ballkanit, të quajtur me emrin, “Foto Studio Marubbi, casa fondata nel 1856”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *