Është ndarë nga jeta dy ditë më parë dhe bota e arkitekturës po nxjerr në pah meritat e saj dhe punët e bëra anë e mbanët botës. Galeri arti si MAXXI në Romë, Opera si ajo Guangzhou, Riverside Museum of Transport, Qendrën Kulturore “Heydar Aliyev” në Baku të Azerbaxhanit. Fitues e “Pritzker” dhe e vlerësuar me medalje të artë nga Britania e Madhe, Zaha Hadid- arkitektja irako-britanike ka qenë një ndër emrat më të fuqishëm të viteve të fundit dhe projektet e saj u janë qasdur edhe shqiptarëve.
“Objektet e kultit historikisht kanë qenë ndër monumentet më të shënuara artistikisht në thurjen urbane të një qyteti. Në këtë pikëpamje, JA NJË RAST I HUMBUR. (Xhamia e Tiranes: Zaha Hadid versus Ergin K. Birinci)”, shkruan arkkitekti Artan Shkreli. Në fakt nuk është veçse një rast i humbur si mënyrë e të thëni, pasi Zaha Hadid ka marrë pjesë në konkursin e Xhamisë që po bëhet tek Namasgjaja- me projektin që po shihni më lart.
Ndërkaq, një tjetër arkitekt bën me dije se “Me projektet e saj Zaha ju qas dy herë hapësirave shqiptare. Herën e parë në vitin 2011 në konkursin për Xhamine e Tiranës. Dhe herën e dyte në vitin 2013 në konkursin për Xhaminë Qendrore të Prishtinës. Si gjithnjë propozimet e saj qenë mjaft të mira. Si gjithnjë ne nuk dimë të zgjedhim gjërat e mira. Tirana në vend të propozimeve moderne zgjodhi një propozim që vjen nga Mesjeta”.