Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2015 juria ka bërë publikë emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.
Juria e përbërë nga Saverina Pasho në cilësinë e kryetares së jurisë dhe anëtarët: Virion Graçi, Vjollca Osja, Laura Smaqi dhe Beti Njuma ka shqyrtuar dhe përzgjedhur emrat e kandidatëve si për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.
Titujt për të dyja kategoritë të renditura në rend alfabetik:
1. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit”:
· Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve – Bashkim Shehu
· Gurit të varrit ia rrëfej – Agron Tufa
· Largësia ideale – Parid Teferiçi
· Të gjthë premtojnë Parisin – Nasi Lera
· Tuneli i dhëndurëve – Shkëlqim Çela
2. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”:
· Bukë me sallam – Charles Bukoëski – Iris Sojli
· Fëmijët e mesnatës – Salman Rushdie – Ilir Baçi
· Robinja – Marcel Proust – Edit Dibra
· Rrëfenja e shërbëtore – Margaret Atëood – Engjëllushe Shqarri
·Të parët tanë: Viskonti i përgjysmuar, Baroni rebel, Kalorësi i paqenë – Italo Calvino – Adrian Beshaj
Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare do të mbahet në datën 13 dhjetor, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.