Aktorja e “Fifty Shades of Grey” në një intervistë për “The Telegraph” ka folur për atmosferën në Hollywood duke deklaruar se është një ambjent brutal për femrat.
Pas rolit të saj në filmin e debatuar, Johnson ka thënë se ka pasur vështirësi në marrëdhënie me meshkujt. Mbase, ata janë të trembur të flasin me të. “Ose nuk e di pse. Më thoni ju. Unë jam një njeri i afrueshëm”. Mbase ka meshkuj që mendojnë se aktorja është si në film edhe në jertën e përditshme.
“Disa njerëz mendonë se jam si në rol. Por unë jam aktore. Dhe nuk është ky rasti. Mendoj se kjo ndodh me shumë aktorë. Njerëzit mendojnë se ata janë sin ë filma edhe në jetën e përditshme.” Prej kohës kur ka dalë filmi, aktorja pranon se “Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Ka kohë që ndihem shumë e vetmuar. Më pas lexoj libra ose shoh ndonjë film dhe ndihem e lumtur që kam kohë ti bëj këto. E ushqej vetminë time.”
26- vjeçarja pranon se është beqare që prej ndarjes nga i dashuri, këngëtari i rokut, Matt Hitt, vitin e kaluar, por ka qenë tepër e zënë për t’u shqetësuar për këtë. Së fundmi ajo është shfaqur në filmin “How to be single”.
“Nuk kam dalë në shumë takime. Kam pasur marrëdhënie të gjata”, thotë ajo dhe qesh kur kujton takimet e saja.
Ajo do të jetë së shpejti me Jamie Dornan në vazhdimin e filmit “Fifty Shades of Grey” që bëhet “Fifty Shades Darker”. “Do jetë interesante. Nuk i jam rikthyer një karakteri më parë. E kemi xhiruar filmin dy vite më parë ndaj është sfidë të rikthehemi aty. Por kjo po ndodh dhe është madhështore. Historia vazhdon në një vend interesant dhe ka karaktere të reja”.
E lindur në Austin, Texas, Johnson ka gjak “Hollywood-ian”. Prindërit e saj janë Melanie Griffith dhe Don Johnson, ndërsa gjyshja e saj ka qenë Tippi Hedren, ylli i Alfred Hitchcock në filmin “The Birds”. Johnson pranon se Hollywood është brutal për femrat, pasi “është e vështirë dhe ndonjëherë më thyen zemrën sepse kjo industry mbijeton me atë që është popullore jo me atë që është e mirë”.
(The Telegraph/Pasqyre.al)