Bashkia e Tiranës ka hapur konkurs kombëtar për skulpturat e parkut. Në të ftohen të marrin pjesë të gjithë skulptorët: profesionistë, amatorë dhe të rinj. Ata duhet të dërgojnë brenda datës 30 prill 2 projekt ide në formë boceti ose vizatimi pranë Drejtorisë së Arteve dhe Kulturës në qendrën TEN.
Ky konkurs do të mundësojë realizimin e disa skulpturave dekorative për parqet e ambjentet publike të qytetit të Tiranës. Konkursi do të krijojë një imazh me bashkëkohor të ambjenteve publike në Tiranë duke sjellë frymë më qytetare. Bashkia synon që një konkurs të tillë ta kthejë në traditë, për promovimin e Tiranës në arenën Europiane. Gjithashtu do të jete nje hapsire per e artistëve të rinj, te cilet do të marin pjesë në fazën e parë nëpërmjet ideve të tyre do të jenë të moshës (17-25 vjeç).