Mbas dorëheqjes së Ilir Kernit, reagimet kundra ministrisë së Kulturës kanë qenë të shumta.
Dje, të njejten dite me lajmin e dorëheqjes, ministrja Mirela Kumbaro ka publikuar projektin e rikonstruksionit të Operës. Një prej komenteve kritike ka qenë ai i balerinit Sinan Kajtazi i cili shkruan: Tulla e blloqe prodhon fabrika sa t’duash, po artist si Ilir Kerni ku do gjeni?! Keqardhje!
Më herët, balerini nga Kosova ka shkruar: Artistet e vertetë nuk i nenshtrohen ndaj asgjeje ne kete bote, aq me pak ndaj politikes qe ka qene dhe vazhdon te jete helmi i Artit. Artistet e vertete i nenshtrohen vetem artit, pasionit, punes dhe skenes. Iliri ka permbushur egon e tij artistike ne jete, as edhe nje pike suksesi nuk i mungon artistllekut madheshtor te tij. Ne si shoqeri, (Shqiperi e Kosove), kemi nje boshllek te jashtezakonshem ndaj artit te mirefilltë, atij qe na ben te behemi nje me civilizimin europian. Fatkeqësisht kjo grope mosdije e mosvleresimi do vazhdoj ta le te pergjumur artin tone te mirefillt edhe per shume kohe, duke vazhduar t’i largojme vlerat tona nga vetja, per t’i derguar atje ku gjejne parajsen e respektit e dashurise per vlerat e tyre.
Komentet kundra ministres së Kulturës kanë qenë të shumta, si ky më poshtë:
E dashur zonja Ministre!
Eshte e vertet qe Teatri Operas dhe Baletit duhej rikonstruktuar, dhe kjo duhej te ishte nje prej projekteve te para qe duhet te kishit bere ju si ministre. Megjithëse arti behet prej artisteve, prej mjeshtrave te medhenj si z. Ilir Kerni. Jini aq e pergjegjshme sa te heshtni per disa dite, ose nese s’doni te heshtni, dilni dhe argumentoni arsyen pse e larguat mjeshtrin Kerni! Boll me keto pompozite vanitoze se jane njerëzit e lodhur! Tregoni se jeni te zote te mbani afer njerez qe dine ti japin shoqerise, meqë ju vete s’jeni ne gjendje te beni asgje ndryshe per kete vend.