Asnjë reagim për dorëheqjen e drejtorit, ministrja publikon projektin e Operas dhe merr kritika

Ndërsa dita e sotme ka gjetur të papërgatitur shumëkënd për dorëheqjen e Ilir Kernit, drejtorit të Operas dhe Baletit, asnjë reagim nuk ka pasur nga palët, as nga Kerni as nga ministria.

Përkundër kësaj, kur lajmi diskutohej gjithëkund, ministrja Mirela Kumbaro, ka publikuar në facebook projektin e rikonstruksionit të Operas me kete shenim: “Pas muajve të gjatë pune të lodhshme dhe ekspertize të vështirë të 3 studiove shqiptare dhe europiane, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi projektin e plotë të rikonstruksionit të Teatrit të Operas në Tiranë.
Pas pushimeve projekti i prezantohet publikut. Faleminderit trupave të artisteve për këshillimet që permirësuan projektin e “shtepisë” së tyre. Gati per hapin tjeter drejt kantierit”.

Njëra prej komentueseve ka kritikuar ministren pa marre pergjigje.

Komenti ndaj ministres:

Kunderpergjigje ndaj doreheqjes se Ilir Kernit ishte ky lajm??? Sistemimi i Operas nuk ka te beje me fondin qe Ministria ka per detyre t’u jape artisteve!!! Turp! I madhi Kerni…sa sakrifica keni bere me fondin qesharak 600 euro nga Ministria per cdo shfaqje! Nje “bravo” e madhe dhe per te gjithe artistet!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *