Drejtuar Kryeministrit të vendit, Z. Edi Rama.
I nderuar Zoti Kryeministër, ne artistët e TKOBAP të përkushtuar me punën në vështirësitë e përditshmërisë së jetës dhe në sakrificën e të bërit art në kushtet aq të vështira të realitetit ekonomik, por të dakortësuara nga komuniteti, kemi arritur të mbajmë ndezur dhe madje shumë lart përpjekjen e arritjes së cilësisë në nivele të jashtëzakonshme suksesi.
Në këto arritje kontribut të vyer dhe shembull motivues i pakrahasueshem është drejtori ynë Z.Ilir Kerni.
Prandaj me përulësinë e artistit, ju kërkojmë të mos firmosni kërkesën për dorëheqje të drejtorit tonë. Vazhdimësia e tij është garancia e punës së artistëve në të ardhmen. Kjo garanci e bën edhe punën tuaj më të lehtë për të luftuar hatret, nepotizmin dhe padrejtësinë që ngërthen kudo, por që me figura të pastra si Ilir Kerni të cilat janë aq të munguara në habitatin tonë, dhe si ishuj të vetmuar në ujrat e ndenjura të shoqërisë, dhurojnë shpresën që e ardhmja do jetë e ndryshme dhe më e mirë.
Prandaj lutemi ta pranoni kërkesën që puna dhe ndershmëria të triumfojë mbi pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmin, që nuk ka gjetur vend deri tani në institucionin e TKOBAP.
Prandaj mos ta thyejmë Ilirin, se ai është personifikimi i shembullit unik i pastërtisë në institucionet tona.
Na jepni shpresë neve dhe shoqërisë Shqiptare në këto momente të vështira ku gjithmonë “e keqja” triumfon.