Pas një pune 15 vjeçare këmbëngulese dhe sistematike për të risjellë recetat e harruara të kulinarive më në zë të Mesdheut, Ahmet Dursun në bashkëpunimin me regjisoren Rajmonda Nelku realizojnë dokumentarin mbi kulinarinë e periudhes ilire në rrethin e Beratit “Arti në kulinarinë ilire”.
Ky dokumentar i pari në llojin e tij, mbështetet nga Ministria e Kulturës, sjell informacione te kulinarise për vendet që mbrohen nga Unesco, dhe është një hulumtim i rëndësishëm në kulturën tonë ilire, pasi ajo që fle është një pasuri e pa kontestueshme e historisë sonë, e cila duhet edhe mund të kthehet në kulturë.
Sot, në 26 maj, ora 18.30 në sallën “UNESCO” te Muzeut Historik Kombëtar do të shfaqet premiera e dokumentarit “ARTI NE KULINARINE ILIRE”.
Hyrja e lire.