Zbёrthimi i ёndrrave dhe hulumtimi drejt modernizmit, bashkё me rikthimin e njё tё kaluare tё afёrt pёrmes imazhit dhe zёrit, gёrshetohen nё veprat e artistit tё njohur shqiptar, Anri Sala, shkruan sot Koha Ditore.
Zbrazёtia qё mbetet mes sё kaluarёs dhe sё tashmes, gati gjithmonё bёhet pika kyç e veprave të tij. Me imazhe, sjell emocionin i cili mё pas zbёrthehet pёrmes zёrit. Këto elemente gjenden prej videos sё tij tё parё “Intervista”, deri te ajo e fundit, “Answer Me”.
Situata politike nё Shqipёri gjatё kohёs sё komunizimit, njёherёsh luan njё rol tё madh nё formimin e kёtij artisti bashkёkohor – i cili nё fokus ka videon – dhe punёve tё tij qё do t’i krijonte gjatё karrierёs gati 20-vjeçare. Njё pjesё tё punёs sё tij, vetë artisti e shpalosi nё kuadёr tё edicionit tё 15-tё tё festivalit ndёrkombёtar tё filmit dokumentar dhe tё shkurtёr “DokuFest”. Prezantimin qe e mbajti tё mёrkurёn nё “Kino Klubi”, Sala nisi me prezantimin e njё prej veprave tё para.