Për postin e drejtorit të operës qe mbeti bosh pas ikjes së Ilir Kernit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit janë regjistruar 5 kandidatë. Zana Çela, Agim Hushi, Josif Gjipali, Kleanthi Gjika dhe Ylber Gjini janë emrat që janë konfirmuar nga Ministria e Kulturës.
Josif Gjipali tenor me karrierë e çmime nderkombetare, Agim Hushi me karriere nderkombetare edhe ne menaxhim, Zana Cela ish-drejtoreshe e TKOB ikur me protesta artistesh prej aty ne vitin 2003, Kleanthi Koçi ish-trombist, ndersa Ylber Gjini bariton prane TKOB.
Afati i dorëzimit të aplikimeve ka skaduar sot e hënë, 22 gusht ndërsa konkursi u shpall me 4 gusht.
Pritet qe prej tyre, ministria te perzgjedhe tri kandidatura per t’ia derguar kryeministrit Edi Rama, i cili në mbledhjen e qeverisë të mërkurën të zgjedhë një prej tyre.
Ilir Kerni dha në fund të Korrikut dorëheqjen nga posti i drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Më herët Kerni ka shprehur pakënaqësi për buxhetin e akorduar institucionit që ai drejtonte. Ai e pat mbajtur postin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit që prej vitit 2013, menjëherë pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos.