Kryeveprat e kryemjeshtrave të artit që u vodhën ndër vite, nga Mona Lisa te Ulërima

Picasso, van Gogh dhe Gauguin, apo një Renoir dhe një Rembrandt, Braque, Modigliani, Matisse, Picasso…

Dy veprat e vjedhura të Van Gogh u gjetën këtë javë në Itali, 14 vite pasi ishin marrë në një muze të Amsterdamit. “Vetëm 5 deri në 10 për qind të veprave të artit të vidhen arrijnë të gjenden”, ëshët shprehur Arthur Brand, hetues privat i krimeve në art.
Me këtë rast, Neë York Times, ka sjellë në vëmendje kryeveprat e vjedhura ndër vite.

MONA LISA’

Në një ditë të gushtit 1911, vepra e Leonardo da Vincit, “Mona Lisa” u zhduk nga Luvri. Hetuesit në fillim dyshuan tek emra të artit avant-gard, përfshirë poetin francez Guillaume Apollinaire, i cili kishte kritikuar rëndë Luvrin, por më pas hajduti u kap duke u përpjekur ta shiste veprën në Firence, Itali. Ai u identifikua si Vincenzo Peruggia, një italian që kishte punuar në Louvre dhe që shpresonte ta kthente pikturën në vendin e lindjes së Leonardos.

“ULËRIMA”

Dy versione të veprës së Edvard Munch “The Scream”(Ulërima) – në total janë katër – janë vjedhur vitet e fundit. Në vitin 1994, hajditët u futën në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Artit në Oslo- çka përkoi me Lojërat Olimpike Dimërore dhe morën pikturën nga muri; ajo u gjet nga policia në një hotel katër muaj më vonë. Në vitin 2004, grabitës të maskuar hynë në ‘Muzeun Munch’ po ashtu në Oslo, një mëngjes dhe vodhën një version tjetër të pikturës, vlera e të cilës atë kohë ishte vlerësuar rreth 100 milion dollarë. Ajo u gjet dy vjet më vonë nga policia.

‘SALIERA’

Në një mëngjes herët të majit të vitit 2003, hajdutët hynë në në “Kunsthistorisches Museum” të Vjenës dhe vodhën një skulpturë të vogël ari nga artisti fiorentin Benvenuto Cellini. Një roje që mendoi se alarmi ishte fikur, e fiku vetë në të vërtetë atë duke menduar se po i binte alarmit. “Saliera” u gjet në vitin 2006. Në atë kohë, hetuesit thanë se hajduti ishte një ekspert i sistemit e alarmit.

TRI VEPRA NGA KRYEMJESHTRAT

Tri vepra të veçanta nga Picasso, van Gogh dhe Gauguin janë vjedhur nga Galerinë e Arteve ‘Uituorth’ në Mançester, Angli, në vitin 2003. Një shënim shkruar me dorë të çrregullt u gjet në vendin e krimit: “Qëllimi nuk është për të vjedhur, vetëm për të treguar se siguria është e kobshme”. Pikturat u gjetën të nesërmen pranë një banjë publike.

NJË RENOIR DHE NJË REMBRANDT

Në dhjetor të vitit 2000, tre grabitës të armatosur hynë në Muzeun Kombëtar në Stokholm dhe dolën prej aty me dy vepra të Renoir dhe një autoportret të Rembrandt. Hajdutët u arratisën me motoskaf. Një nga pikturat e Renoir, “Bisedë”, u gjet në vitin 2001, ndërsa vepra e tij “I riu parizien” dhe autoportreti i Rembrandtit, u gjetën në vitin 2005.

“MADONNA E YARNËINDER”

Vepra e Da Vincit që paraqet Virgjëreshën Mari dhe Jezusin fëmijë ishte vjedhur nga një kështjellë skoceze në vitin 2003. Policia u mor gjatë me këtë vepër dhe ajo u gjet në vitin 2007 në një firmë ligjore në Glasgoë.

ENDE TË ZHDUKURA

• Dy grabitës të veshur si policë hynë në muzeun e Gardner Isabella Stewart në Boston në vitin 1990, duke vjedhur rreth një duzinë veprash të arti në muze, duke përfshirë vepra nga Manet, Rembrandt dhe Vermeer. Punët nuk janë gjetur kurrë dhe mungesa e tyre është shënohet me korniza bosh në muret e galerisë.

• Një grabitës i maskuar u fyt nga një dritare në Muzeun e Artit Modern në Paris në vitin 2010 dhe vodhi pesë piktura, të realizuara nga Matisse, Picasso, Léger, Modigliani dhe Braque. Në vitin 2011, mediat raportuan se një i dyshuar kishte dëshmuar se ai i kishte hedhur vepravet e artit në plehra nga paniku pas vjedhjes. Punimet nuk janë gjetur kurrë.(Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *