Jemi njerëz… për motive fetare

Transmetimi i kulturës ka shënuar supremacinë e Homo Sapiensit mbi të gjithë hominidët e tjerë. Kështu, besimi fetar ka shtruar rrugën e historisë sonë

Çfarë na ka bërë njerëz? Besimi fetar! Fjalë të paleoantropologëve. “Të dhënat e biologjisë molekulare dhe ato paleontologjike konvergojnë në përcaktimin që specia jonë, Homo Sapiens, lindi në Afrikën Lindore 200 mijë vjetë të shkuara (përafërsisht kur në Europë zhvillohej Neandertali, i cili u zhduk 30 mijë vite më parë)”, thotë Giorgio Manzi, docent i Antropologjisë në Universitetin La Sapienza të Romës. Biologët, duke matur dallimet gjenetike midis popullsive aktuale të njerëzve, kanë parë në fakt që këto janë kaq minimale, saqë e bëjnë të pajustifikuar çdo ndasi në “raca”, duke i “datuar” vetëm 200 milionë vite të shkuara paraardhësit e përbashkët të të gjithë njerëzve modernë, që do të thotë e species Homo sapiens. Pastaj, duke marrë në konsideratë që ndryshimet madhore janë gjetur midis të njëjtëve afrikanë, ata kanë konkluduar që specia jonë është lindur në Afrikë. “Paleontologjia e konfirmon” vazhdon Manzi. “Në Awash-in e mesëm, në Erto, në Etiopi, është gjetur një kafkë me moshë 150 vite, që i është atriubuar një njeriu me formë moderne. Në luginën e Omo-s, gjithmonë në Etiopi, është gjetur një e ngjashme, 190 milionë vjecare. Kjo do të thotë që ndërkohë që në Europë zhvillohej njeriu i Neandertalit dhe në lindje L’Homo erektus, në Afrikë ekzistonin tashmë individët “modernë” ”. Fosilet e ekspozuara të Qafzeh e të Skhull, në Izrael, me moshë që midis 120 e 90 mijë vitesh, tregojnë periudhën në të cilën L’Homo sapiens-i doli nga Afrika, duke u përhapur së pari drejt Lindjes, e më pas në Europë.

Përse sapiensi ka “fituar”? Kishte disa “marshe më shumë”, në krahasim me hominidët e tjerë. “Ndërkohë tek Neandertalët, ose tek erektusi, vazhdonte zgjerimi cerebral me zgjatimin e kutisë kafkore”, shpjegon Manzi, “tek sapiensi skicohej një arkitekturë e re skeletike: kafka u zhvillua mbi të gjitha në lartësi, duke i dhënë hapësirë një balli të gjerë. Edhe fytyra e sapiensit nuk ishte e pakuptueshme si në speciet e tjera, por vertikale, duke i dhënë një pamje prej “koneje” të rritur. Vetëm një mutacion i gjeneve të ashtuquajtur “rregullatorë”, ata që qeverisin gjenet e tjera, përveç modifikimeve në rregullimin hormonal, ka mundur të provokojnë këtë ndryshim.

Është arritur kështu në një tru pothuaj “të rrumbullakët”, prej 1.500 cm kub, që përmban struktura të specializuara, duke përfshirë atë që drejtojnë gjuhën komplekse. Ky tip rritjeje, megjithatë, ishte i nevojshëm që të ndodhte, në pjesë të madhe, jashtë uterusit mëmësor: legeni njerëzor, i adaptuar për ecjen mbi dy këmbë, vendos limite ndaj daljes së një koke të projektuar mbi të gjitha për të “menduar”. Në këtë limit evolucioni është përgjigjur me një mekanizëm shumë të rrallë në natyrë: lindja e parakohshme e të vegjëlve, në mënyrë që kokat, me struktura kafkore ende për t’u ngjitur, mund të kalojnë nga kanali i lindjes. Të sapolindurit njerëzorë, në fakt, janë totalisht të pambrojtur, mbi të gjitha nëse krahasohen me ata të kushërinjve tanë, majmunëve antropomorfë.

TË BASHKUAR NGA BESIMI FETAR
Ky adaptim ishte pothuaj i pranishëm në hominidët e llojit Homo, më shumë sesa një milion vite të shkuara, por tek sapiens sapiensi u verifikua një zgjatje preçize e fëmijërisë dhe e adoleshencës. Me një qëllim: të lejohej transferimi i informacionit nga një brez tek tjetri. Jo vetëm ato teknika mbi ndërtimin e pajisjeve të kuzhinës, të gjuetisë e të mbledhjes së bimëve spontane, ambientale, si dhe ato të sjelljes, gjëra që për më tepër i bënte edhe Neandertali. “Vetëm transferimi i një kulture komplekse, (nënkupton mite, rituale, besime dhe përshkrime fetare) kishte nevojë për një periudhë nxënieje kaq të gjatë”, shpjegon paleontologu.

Me fjalë të tjera, mite, fe e zakone fisnore i dhanë rregulla grupeve të Homo Sapiensit, që u bënë kaq kompaktë dhe efiçentë, krahasuar me ata të hominidëve të tjerë, për të cilët inteligjenca ndoshta ishte mbi të gjitha praktike. Kryerja e një detyre (ose transformimi në dikë tjetër) mund të kërkojë motivacione të tipeve të ndryshme: interesa personale, respekti ndaj të tjerëve, ose për arsye se komanda vjen nga një shpirt i fuqishëm, ndofta përmes një magjistari.
Njeriu ka zgjedhur mundësinë e tretë, sepse, sipas disa studiuesve, vendoste më shumë rregull dhe efikasitet. Besimi me pak fjalë, bashkonte grupin si një parti politike ndaj së cilës magjistari ishte kapoja. Një rol i ishte dhënë edhe paraardhësve: duke u bërë baballarët themelues të shumë “kombeve fisnore”.

SHAMANËT
Ndryshimet në kafkë e në zhvillimin e rritjes nuk ishin të vetmet arsye të suksesit të Homo Sapiensit. Arsyeja e vërtetë qëndron në fakt në transmetimin kulturor, i cili ndodhi edhe falë migrimit.

Përveçse u përhap në Eurazi, Homo Sapiensi arriti, 60 mijë vite të shkuara, Australinë. Më pas përmes një ure natyrale mbi ngushticën e Beringut, Amerikat. Ishte një përhapje planetare e karakterizuar nga përdorimi i instrumentave të Paleolitikut, me formë të stërgjatur, me tehe, ose të gjethes së dafinës, për më shumë nga përdorimi i punëve të dorës të realizuara në kockë e fildish. E nga shfaqja e objekteve zbukuruese, si varëse e vathë të bëra me guaska e dhëmbë të shpuar që shpesh përfaqësonin përkatësinë etnike të atij që i mbante. Për më tepër, nga përhapja e përdorimit të varrimit, e më vonë të pikturës e të skulpturës të statujave femërore, të ashtuquajtura “venuse”

Shpellat u bënë në fakt për Homo Sapiensin katedralet e një besimi në të cilin kafshët e paraqitura, si kuaj të egër, mamuthë, bizonë, ishin “hyjni”. Sipas disa rindërtimeve, magjistarët e prehistorisë praktikonin në shpella rite fillestare, ashtu si peshkopët që japin sot kreshmën. /Focus/Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *