Barry Malone është redaktor i pjesës online të Al Jazeeras në gjuhën angleze.
Ndërsa vë përballë imazhin e kësaj vajze, thotë se ka diçka në sytë e saj. Diçka më shumë se hutim që e shihni shpesh në fytyrat e të pafajshmëve që kanë rënë viktima në luftërat e të tjerëve. Kjo është më tepër, diçka që ju arrin ju në mënyrë më të fuqishme por jo mendjen tuaj. Ju prek në guximin tuaj, në kockat tuaja.
Shprehija e saj duket dikur ju drejtohet ju direkt; sikur ju kërkon të dijë, nuk ju intereson? Më shihni?
Kur e pamë këtë imazh, nuk kishte asnjë tjetër që dukej se duhej më shumë të vihej në krye të sajtit tonë më 15 mars, ditën kur Siria hyri në vitin e pestë të mjerimit dhe kaosit. Është viti i pestë i masakrës.
Disa grupe të të drejtave të njeriut dhe shumë sirianë patën akuza të fuqishme për të bërë atë ditë. Bota, thanë ata, kishte dështuar me këtë vend dhe popullin e tij. Bota nuk u kujdes më. Nganjëherë vetë gazetaria ndjehet si një luftë për t’i bërë njerëzit të jenë më të kujdesshëm.
Dhe shpesh, ndoshta shumë më shpesh, kjo është një luftë edhe për veten. Çdo ditë, media merret me historitë e vdekjes, shkatërrimit dhe dëshpërimit. Shumë shpesh, ajo ndjehet si punë, vetëm proces pune. Paga e një dit punë më shumë për t’u fituar.
Por ne kemi një detyrë. Sepse këto janë historitë e njerëzve të tjerë. Dhe ata meritojnë të dëgjohen.
Ne u përpoqëm të tërheqim audiencën tonë në jetën e atyre që janë përfshirë në këto histori.
Dhe e gjithë kjo, që ilustruar me imazhin e përgjakur të kësaj gruaje, ai shikim kishte zënë shumicën e ekranit. Por numri i njerëzve që hapën faqen tonë atë ditë ishte shumë më i ulët se sa pritej. Siç kemi shikuar në servera, akuzat ndaj apatisë dukeshin më të arsyeshme për t’u lexuar.
Ka edhe variabla, natyrisht. Jubiletë nuk kanë tendencë për të rrëmbyer imagjinatën shumë thellë, disa njerëz mund të preferojnë të ndjekin lajme që dalin nga organizata të tjera që raporotjnë për Sirinë dhe ndoshta puna jonë nuk ishte ajo që ajo mund të kishte qenë.
Por, ka një lloj lodhjeje. Ka pasur histori të ngjashme për disa vite në botë. Siria, Iraku, Nigeria, Libia, Republika Qendrore Afrikane, Sudan Jugor, Ukraina, Somalia dhe më shumë se kaq. Historitë e errëta dominojnë jetën.
Unë kurrë nuk kam dëgjuar kaq shumë gazetarë të thonë se puna po ju rëndon kaq shumë; as nuk kam dëgjuar kaq shumë njerëz të thonë se nuk munden më(t’i ndjekin këto lajme).
Të qenit dëshmitar është rraskapitës.(en.ho/ pasqyre.al/ Al Jazeera)