Ndahet nga jeta regjisori Arthur Hiller

Në moshën 92 vjeçare ka vdekur regjisori i famshëm kanadez, Arthur Hiller, shkruan BBC. Regjisori u njoh më së shumti për filmin e tij “Love Story”. Ai ka punuar edhe filmat “Author! Author!”, “Silver Streak” dhe “The In-Laws”. Hiller më vonë u emërua president i “Academy of Motion Pictures Arts and Sciences” (Akademia e filmit, artit dhe shkencës). Presidentja aktuale e kësaj akademie, Cheryl Boone Isaacs, tha se akademia është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Hiller. “Unë isha anëtare e bordit gjatë presidencës së tij dhe mjaftueshëm më fat sa për të parë përkushtimin e tij ndaj akademisë dhe pasionin e tij për tregimet vizuale”, ka thënë ajo duke shprehur ngushëllime për familjarët e tij, shkruan “Zeri.info”.
Hiller e ka filluar karrierën e tij në televizion para se të nis punën e regjisorit, për të realizuar më shumë se tridhjetë filma për gjashtë dekada. Puna e Arthur përfshin bashkëpunime të suksesshme me dramaturgët Neil Simon dhe Paddy Chayefsky dhe komedianët Steve Martin dhe Richard Pryor. Pas publikimit të lajmit për vdekjen e tij bashkëpunëtorët dhe miqtë kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë folur për kujtimet me të. MacGraw ka thënë se do ta kujtojë gjithmonë si një njeri të shquar, të talentuar dhe bujar dhe se puna me të do të mbetet gjithmonë një nga eksperiencat më të mira. “Zemra dhe dashuria ime janë tani me familjen e tij”, ka thënë aktorja. Regjisori Hiller, gruja e të cilit vdiq gjatë muajit qershor, ka lënë pas vetës vajzën Erica, djalin Henryk dhe pesë nipër e mbesa.

arthur_hiller_h_2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *