Një grup artistësh iranianë i janë rikthyer kujtimeve për të prezantuar një pamje ndryshe të Iranit. Rahul Verma ka gjetur se çfarë u frymëzon ata, shkruan BBC, sipas pasqyre.al.
Makari-Aghdam ka bashkuar disa artistë së bashku, ikona të artit. Popi persian & muzika turke Turkish në një ekspozitë që tregon punë të frymëzuara yje të muzikës dhe filmit para revolucionit të viteve 1960-1970 në Iran. Tre artistë në ekspozitë jetuan gjatë Revolucionit, e dy të tjerë janë brezi i dytë i diasporës së Iranit. “Është edhe historia e tyre po ashtu”, thotë Makari-Aghdam.
Artistja Afsoon beson se ka një rigjallërim të interesit për kohën para revolucionit. “Iranianët të cilët janë rritur në atë periudhë, dhe sidomos emigrantët, e kanë humbur atë moment, atë rilindje të Iranit të viteve 1970. Brezi i ri iranian po mbledh të dhënat që mund të gjenden: revista të asaj kohe. Ata janë të habitur, sepse kanë gjetur në to, gjëra që sot janë të ndaluara. Ndërsa ata rriten shohin fotoalbume të prindërve të tyre dhe vërejnë nënën dhe babanë të veshur sipas modës, që vallëzojnë. Për komunitetet e diasporës, malli për atdheun e lënë pas është i fuqishëm”, – shpjegon Afsoon. “Kam kaluar një periudhë nostalgjie, sepse unë e kam humbur vendin tim, megjithatë çdo gjë ndryshon dhe bëhet diçka tjetër dhe kjo vlen për Iranin dhe për vetë mua. Unë jam një grua në moshë mesatare që e rivizitoj Iranin e viteve të mia të adoleshencës, por natyrisht unë nuk mund ta gjej atë fizikisht – megjithatë arti është mjeti im, më lejon të krijoj atë që dua”.
“Si individë, ne jemi shuma e gjithëkujt dhe gjithëçkaje, jemi të lidhur me të shkuarën e familjes, të paraardhësve dhe të vendit tonë si edhe me edukimin, edukimin e prindërve; është pjesë e jona. Kam mbivendosur imazhet nga jeta ime në Iran para revolucionit kur gratë u çliruan dhe qenë inkurajuar për të qenë ‘perëndimore’. Para Revolucionit kishte aq shumë liri; dhe për gratë në Iran sot, madje edhe nën burkë, kjo liri është pjesë e tyre, kjo nuk mund të mohohet”, thotë fotografja Malekeh Nayiny.
“Me punën time kthehem në Iranin e viteve 1970-ë për shkak se ato ishin vitet e mia të adoleshencës që më bënë gruaja që jam tani”, thotë Afsoon. “U largova nga Irani në vitin 1979 dhe unë jam londineze më shumë se çdo gjë tjetër, por vitet e adoleshencës kanë qëndruar me mua dhe janë shumë të forta në identitetin tim.” Ajo ka mbledhur kuti shkrepsesh për vite me rradhë. “Në to shfaqeshin mesazhe bukurie a sigurie të rëndësishme për shoqërinë. Në ato kuti kam projektuar artistët ikonë sipas meje, artistë të filmit dhe muzikës. Janë yjet e muzikës Googoosh dhe Aref, ndërsa nga filmi është ylli Behrouz Vosoughi dhe këngëtarja Ramesh”. BBC/PASQYRE.AL