Fotografia e një ish-ushtari duke qarë, ndërsa merr pjesë në Marshin e Fitores në kujtim të Luftës së Dytë Botërore ka pasur një popullaritet të paimagjinueshëm. Kelly Grovier ka shkruar në BBC për imazhin e pakohshëm/përjetshëm të humbjes.
Disa foto bëhen virale. Të tjera janë kronike. Imazhe të tilla jo vetëm që përhapen me shpejtësi përmes qarkullimit në media sociale por kthehen në një “infeksion akut”, ato rishfaqen përsëri e përsëri, pasi kanë humbur për muaj apo edhe vite. Ky është rasti i kësaj fotoje: një veteran në Shën Peterburg të Rusisë, foto e realizuar nga Alexander Petrosyan pothuaj një dekadë më parë. Është një imazh që komunikon shumë: një ushtar i moshuar, në pension, fshin lotët që i rrjedhin në sytë dhe marshon, vetëm, nëpër një rrugë të trishtuar gjatë një parade.
Kelly Grovier pyet edhe se si do të dukej trishtimi në izolim, përveç atij në qytet?
Ai sjell në vëmendje një portret të Vincent Van Gogh me titull “Sorroëing Old Man (At Eternity’s Gate) – ose Trishtimi I një të moshuari, në portat e përjetësisë. Më shumë se pamje të tjera të rëndësishme të subjekteve të përlotur (nga Il Guercino e Shën Pjetrit që qan para Virgëreshës (1647), tek gratë që qajnë në seri të Pikasos), piktura e Van Gogut i reziston barrës së shkeljes fetare dhe stilistike. E pikturuar vetëm dy muaj para vdekjes së artistit në korrik 1890, portretizimi i një njeriu të përzishëm, të vjetër me sy të përlotur bën që Van Gogu ti kthehej një subjketi me të cilin ishte marrë 8 vjet më parë.
Siç edhe fotoja që qarkulloi në mediat sociale javën e kaluar, “Keqardhja e të moshuarit” kap momentin kur një ushtar i panjohur dhe i pambrojtur është mbërthyer nga emocionet.