Vazhdojnë me sukses shkëmbime kulturore Rusi-Shqipëri. Dashuria për muzikën i bashkon sërish dy popujt tanë. Lajmi i mirë është që më datë 8 gusht, në Konservatorin e Moskës “Pjotr Çajkovski” u mbajt një koncert shumë i veçantë – premiera botërore e sonatave të kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Peçi. Eventi u organizua në kuadër të Festivalit të X-të Muzikor “Po i Mbledhim Miqtë” (4-29 gusht 2016), projekt ky që realizohet nga Konservatori “Çajkovski”.
Gjatë koncertit u interpretuan sonatat e Peçit për piano “The Drama of Birds”, “Chromsaspectre and Black Hole”, “Spectralia” dhe “Skënderbeu”, si dhe një sonatë për piano dhe violinë “Mouvements contraire”. Solistët: Natalia Dejeva, Mihail Dubov, Mihail Kovalev, Danil Sevostjanov (të gjithë – piano), dhe Stanislav Malishev (violinë).
Përgëzojmë Aleksandër Peçin dhe miqtë e tij në Rusi për këtë bashkëpunim të mrekullueshëm. Urojmë të vazhdojë edhe më tutje!