Fasada e stadiumit dhe “kandari” i Treckës

Nga Ilirjan Blloshmi

Në vitin 2008, shoqëroja një grup italianësh në veri të Shqipërisë. Pasi ndaluam në një vend, personi, një meso burrë, që na tregonte rrugën më tha.

-Me çfarë merren këta more bir?

-Jane turistë xhaxha, -i thashë. Ajo goca është studente në Amerikë, studion për politikë i thashë.

-Ehh more bir më tha(duke nxjerrë kutinë e duhanit), do një të dredhur?

-Sille o xhaxho, i thashë duke qeshur. Pasi biseduam për disa minuta u ngritëm për rrugë. Njëri nga turistët kishte një çantë të madhe. Plaku më tha ky qenka si, Trecka mor bir.

-Çfarë është Trecka, e pyeta?

-Trecka ishte një burrë shtatvogël, por shumë i zgjuar. E pyesin një ditë Treckën, -Sa peshon ti Treckë? Ai pergjigjet hazerxhevap, si i thone andej nga Veriu,- “Unë, …100 kile peshoj me ate kandarin tim”.

Kjo shprehje përdoret ende ne Veri si një idiome, e cila shpreh ate që secili ka të drejtë të thotë se ‘jam me i madhi’, ‘me i miri’, ‘me i forti’, ‘me i dituri’. (Dhe, po t’i referohemi Treckes, ato jane vertete te tille, por secili ne ‘kandarin’ e vet ama).

Kjo histori mu kujtua sot kur, po shoh qe per arsye politke (qe nje zot e di se ku duan te dalin), po flasin per nje fasde te prishur tek stadiumi. Po flasin te gjithe kundershtaret e Rames(nuk dua te mbroj Ramen), me demek po demtohet historia.  Me falni cila histori? Ajo e komunizmit? Po demtohet historia e nje tirani vrases si Enver Hoxha. Tek ne spitalet i jane dhene nje personi qe blen dhe shet cigare, asnje nuk u ndje. Tek ne ka nje korrupsion galopant, asnje nuk ndihet. Tek ne po dhunohen nena, motra, vajza, gra, asnje nuk ndjehet. Por po na bie betku per nje cope beton qe ne e quajme histori.

 

Qe ‘Trecka’  eshte prezent sot me shume se askund ne arenen politike shqiptare te ketyre muajve te fundit. Te gjithe thone se ‘peshojne 100 kile’.

Por, per ta zgjidhur kete mendoj se me shume se asgje tjeter  na lipset nje kandar. Nje kandar, por jo si ai i  Treckes. Ne  sot kemi nevoje me shume se asnje here tjeter per nje ‘kandar’ qe te peshoje jete tona. Na duhet nje zgjidhe per femijet tane.

 

Pra na duhet nje ‘kandar’ qe te peshojme peshen reale tonen, dhe pesha jone nuk eshte ajo fasde. Pesha jone eshte jeta. Ne duhet t’i ndergjegjesojme politkanet  per peshen e tyre reale, dhe per rrjedhoje me qendrimet dhe aktivitetin e tyre nuk do bllokonin proceset integruese te vendit, duke hequr dore njekohesisht edhe nga deklarata te tilla si ajo e Treckes se perralles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *