Kampi i parë Ndërkombëtar i Vullnetarëve u zhvillua në Parkun Kombëtar të Llogarasë nga data 25 korrik-07 gusht 2016. Në këtë kamp pati pjesëmarrës nga Çekia, Franca, Italia,Gjermania, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Kampi ishte konceptuar për të dhënë një kontribut, jo vetëm në promovimin e pasurive tona natyrore, por edhe si promotor i turizmi ekologjik. Përgjatë ditëve të qëndrimit, vullnetarët pjesëmarrës në kamp nëpërmjet punës vullnetare kontribuan në pastrimin dhe mirëmbajten e shtigjeve turistike si dhe zonave të tjera të ndotura.Ata patën mundësi për tu njohur me shtigjet dhe vlerat e biodiversitetit në Parkun e Llogarasë. Këto aktivitete u mbështeten dhe asistuan dhe nga përfaqësuesit e Administratës së Zonave të Mbrojtura, ekspertë mjedisi dhe biologe. Të dhënat e marra do të pasqyrohen në sisteme dhe harta përkatëse, siç është programi ËIKILOKS për ta bërë sa më të aksesueshme dhe nga turistet e tjerë, të cilët do të vizitojnë në vazhdim këtë park. Nje kontribut i veçantë ishte dhe evidentimi i zonave problematike, në të cilat është e nevojshme ndërhyrja për rehabilitimin e mjedist, siç eshte zona e Pyllit te Sodës, ku u zhvillua aktiviteti Pedalo & Pastro, gjatë të cilit u pedalua me biçikleta dhe u zhvillua një aksion i madh pastrimi së bashku me anëtarë të Qendrës Rinore Vlorë. Gjithashtu ky kamp u konceptua dhe si një promotor i mirë për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, ku vet vullnetarët, të shoqëruar dhe nga specialiste logopediste zhvilluan aktivitet argëtuese dhe mësimore e natyrë me këta fëmijë.
Legambiente Vlorë vjen si një organizatë e mirëfilltë mjedisore me standarde europiane, stafi dhe strukturat e të cilës operojnë ne qytetin e Vlorës prej nëntorit të vitit 2014, nën asistencën, ekspertizën, dhe monitorimin e vazhdueshëm të zyrës qëndrore të Legambiente Itali.Gjatë këtyre 18 muajve të aktivitetit të saj, Legambiente Vlore ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar. Kjo organizatë është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të “Aleancës për një Mesdhe të Qëndrueshëm”, iniciatore dhe lider i një rrjeti jo-formal organizatash mjedisore-turistike-kulturore në Rajonin e Jugut, nën emrin “South EcoForum”, pjesë e Komisionit Vendor Këshillimor prane Bashkise Vlore, si dhe organizatori i kampit të parë ndërkombëtar te vullnetarizmit të Aleances Europiane te Sherbimeve te Vullnetareve.Kjo aleancë është themeluar qe prej vitit 1982 dhe sot përfaqësohet nga 50 anëtar nga 29 vende europiane, aziatike dhe amerikane. Kjo aleancë promovon demokracinë, pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrje, edukimin ndërkulturor etj. Çdo vend anëtar organizon një program vjetor për projekte vullnetare ndërkombëtare dhe bën të mundur shkëmbimin e vullnetarëve midis vendeve të ndryshme anëtare. Çdo vit mbi 15.000 vullnetarë marrin pjesë në mbi 1300 projekte lokale të organizuara nga anëtarët e organizatës./Pasqyre.al