Ka përfunduar me sukses operacioni i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, në Spitalin Amerikan të Tiranës.
Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar se “operacioni përfundoi me sukses dhe Z. Kadare është në gjendje të mirë post operatore nën observimin e mjekeve”, thuhet në faqen zyrtare të spitalit në Facebook. Për përkeqësimin e shëndetit të Kadaresë u raportua gjatë ditës së mërkurë.