Prekëse, tronditëse, tej e sinqertë, si letra e një babai. Një përgjigje që nuk mbërriti askurrë, për një letër që nuk u dërgua asnjëherë.
Një letër që u shkrua për të mbushur boshin gërryes të atit me të birin, atë zgafellë përpirëse që “kryqëzonte” një baba dhe syrgjynoste në urrejtje një bir ngrysur në vetmi e trazim. Një letër dhe një përgjigje që hedh dritë mbi terrin e shtresuar të këtyre marrëdhënieve, të cilat duket se ishte pikërisht parathënia e një gjenialiteti që njohim ne sot, Franc Kafka. Një letër dhe një përgjigje e një babai, tregtar dhe një biri krijues. Dy botë që sa i ndan profesioni, aq të pamundur e ka ti bashkojë gjaku. Dy individë që ngjizën dhe gostitën një qiell të thyer në mes, një realitet që ngjishet e bëhet gjithnjë më i garrametshëm, aq i errët sa do ta kesh vëshirë edhe sot pas kaq vitesh të dallosh qartë siluetat e urrejtjes dhe distancimit ku derdhen mendësitë dhe shpirtrat e atit Herman dhe birit, Franc Kafka. Një regëtimë që përmbledhtaz orvatet që mes personales të nënshkruaj aktin e luftës së paepur dhe nevojën frojdiste të atvrasjes si absurd i çlirimit.
Biri im i dashur,
Me shkrove nje leter te cilen kurre nuk ma nise. Ajo nuk ishte per mua, por qe ta lexonin te tjeret (po pate dhene porosi qe te digjeshin gjithe shkrimet tuaja!) Asnjehere nuk ke qene i hapur e i cilter me mua. Kjo eshte nje nga ankesat qe e pranon vete se kisha une ndaj teje. E thua ne letren qe nuk doje qe ta lexoja une. Ku do te dalesh me keto fjale, eh? Tani une e lexova letren, sido qe te vi puna, e lexova fund e krye megjithese ti thua se une i vija librat tua mbi komodine por nuk i hapja kurre. Ti e di si jane keto pune ketu tek ne dhe s’mund t’ia shpjegosh atij qe nuk jeton ketu – njerezit e kane zakon qe flasin per te fshehtat qe marrin me vete ne varr po e bukura eshte se ketu nuk ka kurrfare te fshehte. Nese ka pasur dicka qe doje ta dish, qe duhet ta kishe ditur e nese kjo nuk te le te prehesh ne paqe, atehere nga kjo leter mund ta marresh kete njohuri. Te pakten ti kete gje e ke pranuar se ke thene qe une isha nje Kafke i vertete per ”fuqine, gojetarine, qendrueshmerine dhe menyren per t’i kryer gjerat madherisht,” dhe kurre nuk i jam nenshtruar kalbezimit. Une jam ai qe kam qene gjithmone, njeri qe kerkoj te caj me cdo kusht. Jam i palodhshem. I gatshem per te nxjerre perftime nga cdo rrethane. Tani nuk ka me asgje qe mund te ma mbash te fshehur. Qofte kur thua se e lashe librin tek komodina pa e lexuar, qofte kur thua se nuk ke qene burre i vertete ne moshen tridhjetegjashte vjecare dhe me dergove nje leter e cila me gjase me drejtohej mua.
Po te shkruaj tani qe te dy kemi vdekur. Pra ti nuk leviz dot. E di se nuk je ne gjendje te me kthesh pergjigje. Ate leter e filloje duke thene se trembeshe nga une e pastaj u trembe vete dhe nuk ma dhe ta lexoj. Tani ke ikur nje here e pergjithmone. Pa fuqine e vullnetit te Kafkeve nuk mund te ma kthesh pergjigje nga asgjeja e nga askundi Kete do ta quaja shkretetire po ku ka rere, ku ka deve, ku shkelqen dielli , dicka ka. E sheh jam ende aq mensch sa per t’u shpotitur. Oh, me fal, harrova qe ty s’te pelqejne mahite e mia, lojerat e mia te marra me femijet. I shkreti djali im, ti per fat te keq nuk kishe aq fuqi dhe ne te gjitha librat, ditaret, dhe letrat (ato qe u dergove te huajve e grave) e ke thene njeqind here ne menyren tende letrare dhe e ke shkruar ne ate leter se ti “ishe i paafte per jeten.” Keshtu qe vdekja te erdhi, sic do te thoje ti, ne menyre krejt te natyrshme dhe jo njesoj si per nje njeri te fuqishem sic isha une e kete po ta provoj duke shkruar e duke folur. … Nuk e di a gjindet ndonje fjale per ta percaktuar kete. Sidoqofte eshte fjala per Herman Kafken. Une ashtu si ne Prage edhe ketu kam mbijetuar.
Kjo eshte ajo qe ti me padite ne ato gjashtedhjete faqe (kam vene re se gjatesia e letres ndryshon nga nje gjuhe ne tjetren; natyrisht ajo leter eshte perkthyer ne te gjitha gjuhet, nuk e di ne hotentot apo islandisht apo kinezce.) Ti letren e ke shkruar per mua, gjemanisht. Une kam jetuar me gjate se ti nja shtate vjet pasi ti vdiqe por qeshe plak e i semure, e kam fjalen kur ti ishe i ri e gjalle. Eshte fare e qarte si drita e diellit se sipas shembujve qe jep per drojen tende ndaj meje qekur ishe i vogel ajo nuk ishte droje por smire. Ne fillim, kur te merrja per te notuar dhe thua se te dukej vetja nje qenie pa kuptim e i dobet prane trupit tim te zhveshur, madhosh, e te forte atje tek kabina dhe ti thua se ndjeheshe krenar per nje baba te tille, “nje baba me nje trup te mrekullueshem.” Me lejo te te kujtoj se ky baba merrte mundimin e humbte ato pak ore qe mund te rrinte larg shitores per te bere dicka per ate nebich, per t’ i zhvilluar muskujt e tu, per te vene ca mish mbi ato eshtra te shkrete ne menyre qe te rriteshe i fuqishem. Por para barmitzvah-ut tend, mburrja e zakonshme qe cdo femi ndjen per prindin, tek ti u shnderrua e u be smire. Nuk mund te ishe si une, prandaj the se nuk isha aq i mire per ty se isha i pagdhendur, bertisja, haja “si nje derr” (keto fjale i ke shkruar ti) se prisja thonjte ne tryeze e pastroja veshet me nje klecke dhembesh. Ah, tani s’mund te fshehesh gje se i kam lexuar krejt ato mijera e mijera fjale qe ke perdorur per te turperuar familjen tende e babain tend faqe botes. Dhe perdor aftesine tende per t’i bere te besueshme fjalet dhe ve ne perdorim gjithfare marifetesh dhe si nje prestigjiator ngulmon se kjo eshte dashuri dhe se nje cope letre e piste eshte nje flamur i bukur mendafshi se ti e dashuroje teper babane tend.
Po si keshtu? He, ma thuaj ti. Ti s’mund te ishe shamatar, i panginjur.
Po, o djali im, keto “hollesi te parendesishme” qe ti i permend dhe kalon tej me shpejtesi, keto hollesi po them, bejne dem te madh per gjithe jeten. Ti je bere i pavdekshem duke shkruar per mua se thua qe “gjithcka lidhet me ty, baba.” Njeqind vjet pas lindjes hebreu cek, biri i Hermanit dhe Julia Kafkes mbahet nje nder shkrimtaret me te medhenj te botes. Veprat tua do te lexohen derisa te kete njerez qe lexojne. Kete e thone te gjithe, madje edhe gjermanet qe i mbyten ne furrat shfarrosese motren tende e nipat e mi. Disa thone qe ke qene nje fare profeti (Zoti e di) se rrije e mendoje i mbyllur ne dhomen tende, ne kohen qe familja jote mbremjeve luante me letra. Pas vdekjes tende, disa vende ndertuan fusha perqendrimi ku zbatonin ato tortura qe ti i shpike ne ate historine “Ne kolonine ndeshkinore” dhe qe atehere ka vende ne pika te ndryshme te botes ku zbatohen ato shpikje djallezore qe polli mendja jote – Nejse, nuk dua te merrem me kete ceshtje.
Po ti o bir, me gjithe gjenialitetin tend nuk munde t’ i sjellesh pak lumturi kesaj bote. As vatres tende familjare. Nejse, duhet te pranojme ate qe na ka caktuar zoti. A e ke vrare ndonjehere mendjen se sa kam vuajtur per dy vellezerit tuaj te cilet mund te ishin rritur per gezimin e nenes tende dhe timin, por qe vdiqen foshnje? Kurse ti rrije i ulur ne tryeze me fytyren tende te verdhe, i pikelluar dhe fatkeq nuk dije c’te thoje dhe luaje me ushqimet … Nuk besoj se e ke harruar qe une ngrija gazeten para fytyres qe mos ta keqyrja ate gje. Isha i zemeruar. Kete ia ke thene gjithkujt pa e vrare mendjen cfare vlonte ne zemren e babait tend .Qe ne krye te heres, une gjithcka e pata fshehur pas gazetes. Per te miren tende. Sepse ti kurre nuk ishe si femijet tjere. Kete e pranon edhe vete.
Sido te te kishim edukuar, ti thua se ne cdo rast do ishe bere nje “njeri i dobet, i ndrojtur, i pavendisur.” Cili femi nuk perfiton nga nje zenke e vogel me babain? Po kur shkruan per kete ne moshen trembedhjetevjecare e vetmja gje qe kujton eshte se trembeshe, se une te ndiqja rreth tryezes kurse nena jote ngrihej, te largonte nga une ndersa ti strukeshe. Pash Zotin, me thuaj c’te keqe ka ne kete mes? Eh sikur une te kisha kujtime te tilla nga feminia ime! E di se kurre nuk te ka pelqyer te flisja per te, kjo te merziste, nuk perton te me thuash me shkrim se kjo “te hapte vrima ne tru” po kur une isha shtate vjec isha i detyruar te kapja karrocen e babait e ta coja nga nje fshat ne tjetrin dhe ne dimer i kisha kembet e mbushura me plage. Askush s’me jepte ndonje gjelle qe te rrija e ta vertisja ne pjate dhe isha shume i kenaqur kur me jepnin patate. Me ke bere qesharak duke pershkruar menyren se si une i tregoja ato gjera. Po a nuk kisha te drejte kur te thoja ty e motrave te tua se u mbaja me buke dhe vete rrija ne shitore dymbedhjete ore ne dite e se ju nuk e dinit c’kisha vuajtur kur kisha qene femije? Kurse tani na dalkerka se paska qene gabim t’i perftoja birit tim nje gezim te vogel te cilin une s’e kisha njohur kurre.
Dhe kjo ceshtja tjeter qe schlepped me te kaluaren. E kam fjalen per ate nate qe te lashe jashte te mbyllur ne pavlatsche. Fale teje tani e gjithe bota e mesoi fjalen ceke qe tregon nje fare ballkoni qe kishim ne Prage! Po, tani e gjithe bota e di dhe ate histori. Une jam bere po ashtu i famshem. Me bere te famshem si babai qe trembi te birin per gjithe jeten. Falemnderit shume. E pra po te them se sado qe e vras mendjen, nuk me vjen ndermend ai incident. Nuk them se nuk ka ngjare megjithese ti ke pase nje perfytyrim qe askush s’e ka pasur para teje as pas teje, apo jo? Them se po te kishe heshtur do te kishe plotesuar lutjen e mbrame te nenes tende dhe timen—ti e di sa te llastonte nena, te stermbronte, sic thuhet tani. Ti nuk e merr me mend sa keq silleshe naten, si tiran i vogel qe ishe, shpikje gjithfare marifetesh qe mos te na lije te flinim. Per ty kjo nuk kishte rendesi se ishe i vogel dhe mund te flije diten. Une kisha shitoren, duhet te fitoja buken e gojes dhe duhej te shlodhesha. Ti kerkoje nje cope buke, kerkoje nje loje qe te ishte shkrepur ne mend, doje te beje pipin, doje te hiqnin nje mbulese e te vinin nje tjeter apo kerkoje uje per te pire. Marifetet e tua nuk kishin fund. Une nuk te prekja qe mos te vuaje (Ti e pranon se kurre s’te kam rrahur, vetem hiqja rripin sa per te te trembur sikur kinse do te te rrihja me te.) Keshtu qe nje nate te qendrova larg. Keshtu beri edhe nena jote. Kjo zgjati vetem pak minuta kurse ti thua sikur kinse nena te la qe te ftoheshe. Mos e dhente Zoti! Ti kete na e ke mbajtur vath ne vesh gjithe jeten.
Tani po te them ate shprehjen e vjeter qe te nevrikoste: ah sikur te kisha une hallet tuaja. Gjithcka te doli keq eshte per fajin tim. Keshtu thua ne ato gjashtedhjete faqe por ne te njejten kohe shton: “Ne ate familje , besoj se ti nuk kishe asnje faj.” Ne ate shtepi une isha nje “Kafke i vertete” kurse ti i ngjaje nenes tende, ishe nga ana e Leveve etj. – sipas mendimit tend nga une trashegove vetem gjerat e keqija dhe nuk more aspak nga gjalleria ime. Une isha “teper i fuqishem” per ty. Ti nuk ndryshoje, as une nuk ndryshoja. Atehere? Ti doje qe une ta pranoja kete dhe te dy te jetonim ne paqe. Ti ishe gjykates, une gjyqi, ti ishe i akuzuari, ti jipje vendime ndaj vetes: “Tryeza e punes, ai eshte vendi im. Koka ne mes te duarve, ky eshte qendrimi im.” (kete lipsej ta kundronim une dhe nena jote e shkrete, kjo ishte mburrja jone, gezimi yne se ti ishe i vetmi djale qe kishte mbijetuar.!)
Ti me akuzoje edhe mua: ishe gjykatesi, ishe gjyqi edhe per mua. Nuk eshte keshtu? Po me c’te drejte? Ti perbuzje edhe shitoren e cila na ushqente dhe paguante edhe shkollen tende. C’te hynte ne xhep ty si sillesha une me punonjesit e shitores? Per ty kishte rendesi qe te gjykoje, te gjykoje. Bera gabim qe te lejova te studjosh drejtesi. Nuk bere gje me diplomen tende, megjithe shpenzimet e medha per te cilat punova si skllav e rrenova shendetin tim. Ti vetem bere gjyqe kunder meje.
Cfare doja te te thoja tani? Ah, po.
Cfare kerkoje qe te pranoj sipas fjaleve te shkrimtarit te madh. Nese dicka shkon keq, dikush duhet ta kete fajin apo jo? Nuk ishim kukulla prej kashte qe te leviznim si marioneta. Njeri nga ne te dy duhet te ishte fajtor. Mos thuaj se mund te ishe ti. Fajtor eshte gjithnje me i fuqishmi apo jo? Une nuk jam mendimtar i thelle sic je ti, jam vetem nje tregtar i artikujve te modes po a nuk eshte ky nje nder ligjet e jetes? “ Efekti qe ti ushtroje mbi mua ishte i vetmi efekt qe s’kisha si mos ta pranoja.” Mos mendon se po me ben ndonje nder te madh duke me falur dhe me thua fyrjen me te keqe qe mund t’ i behet nje prindi? Nese fajet i kam une atehere jam une fajtori deri ne piken e fundit te gjakut te zemres sime dhe faji ka mbijetuar ne trupin tim; atehere mos del se jam fajtor qe jetoj dhe kam lindur nje djale. Kjo eshte? Per shkakun tend une s’duhet te kisha jetuar fare.
Gjithnje ke qene teper i afte (s’me duket gje aftesia letrare) qe te me luash nga mendte. Ti e dije se kjo ma demtonte zemren. Kam Zotin deshmitar se me deshperonte shume, me bente qe … Nejse.
E vetmja gje qe di eshte se jam fajtor per gjithmone. Ti ke punuar qe te jete keshtu. Kjo eshte e shkruar e jo vetem nga ti. Ka shume njerez qe shkruajne letra mbi Kafken, mbi Franc Kafken. Une kam faj edhe per emrin qe te kam dhene. Kafka ne cekisht i thone nje lloj shpendi e mbase nga kjo ti kishe ate makth ndaj kafsheve. Kafke! … kanderr, qen, kaproll, mi . Cfare nuk e perfytyroje veten tende. Thone se tregimi per ate kandren eshte kryeveper, fale meje. Une jam ai qe ti trajtoje si nje specie e ulet dhe te frymezova … Zgjohesh i shnderruar ne kander, pastaj ne nje vend tjeter mban nje konference i kthyer ne majmun. A mendon ndonjeri nga zoterinjte e ditur se c’donte te thonte per mua te kisha nje djale i cili nuk kishte nderim as per veten e te ndjehej njeri ?
Te joshin kafshet por me lejo te te kujtoj se kur ishe ne shtepine e Ottles ne Zurau nuk pranoje te zhvisheshe ne syte e nje maceje qe ajo e linte aty per te kapur minjte …
Ti perfytyroje se ne dhomen tende te gjumit, vinte nje dragua. Ai thoshte (ishte dragua i edukuar, noch) “ Ketu me ka sjelle deshira jote… Jam ne doren tende.“ Ishte deshira jote Franc, deshira per perbindsha e zvetenim. Pershkruan nje njeri (kuptohet se ai ishe ti) me nje fantazi te cmendur, i cili jetonte me nje kale. Ja, fjalet e tua ”…gjate nje viti jetova me nje kale, njesoj si nje hute qe jeton me nje vajze te cilen e nderon megjithse ajo e refuzon.” Edhe kalit i vure nje emer vajze, Eleanor. Me thuaj cili djale normal do te shkruante nje tregim te tille? A eshte gje e mire qe pas vdekjes tende, njerezit te lexojne kesi gjerash? Keto jane te botuara. Po, gjithcka eshte e botuar.
Me e keqe nga te gjitha eshte ajo e kafshes ne sinagoge. Flet per nje mi apo nuselale. Tregon se rendte nga te kater anet gjate lutjeve duke vrapuar tek krahu i grave madje zbriste edhe tek perdja e Kutise se Beselidhjes. Nje schende, nje kafshe qe vrapon gjate sherbeses fetare . E di qe eshte thjeshte nje tregim po nje gje e tille vetem ty mund te te shkonte neper mend. Sa mungese respekti ke shfaqur.
Gjate shume faqeve ti ngulmon (ne ate letren e fshehur) rreth perdorimit te shprehjeve te trasha yidish, rreth dozes “se paperfillshme te judaizmit” i cili ishte “thjeshtesisht shoqeror” e kjo donte te thoshte se “nuk mund ta gjenin tek judaizmi” qofte edhe nga ana e jashtme. Kete e thua ti! Kur ishe djale i ri une te merrja me pahir ne sherbesat e Yom Kippurit, nje here ne vit; ti uleshe aty dhe trilloje histori me kafshe te papasterta qe i perqaseshin Kutise, objekti me i shenjte i fese hebraike. Kur u rrite, vetem nje here shkele ne sinagogen Altnen. Ata qe shkruajne libra per ty thone se kete e bere per te me kenaqur mua. Habitem. Kur ti e more vesh se ishe hebre, judaizmi yt ishte shume intelektual e nuk kishte asnje lidhje me zakonet hebraike te cilat m’ i paten mesuar t’i keqyrja ne shtetl-in e tim eti kur rroka karrocen ne moshen shtatevjecare. Hebraizmin tend ti e mesove ne Teatrin Yidish. Ama njerez te mrekullueshem qe kishte aty! Ishin aktore endacake e te paturpshem me te cilet u miqesove ne kafe Savoy. Miku yt ishte aktori Jetchek Levi. Faleminderit Zotit qe ai nuk kishte ndonje lidhje me familjen e nenes tende. Une nuk do ta kisha lejuar nje njeri te tille as ta pershendeste.Ti u bere i paturpshem dhe e fute ne shtepine tone dhe une u detyrova te te them mos ta perseritje me ate veprim. (E kisha zakon qe keqyrja jashte dritares dhe e pashe qe sillej aty ne mot te keq duke te pritur.) Kishe miqesi dhe me aktoren Tchissik dhe pata kujtuar se ishe dashuruar me te; ajo ishte grua e martuar (nese mund te quhet martese ajo fare bashkejetese.) Pervec zonjushes Bauer, gjithnje te kane pelqyer grate e rendomta. Po ta them prape sic ta pata thene atehere: Po fjete me qen, do zgjohesh me pleshta. U merzite shume dhe u zemerove me babane tend kur ta tha. Dhe kur te kujtova dhimbjet e zemres, u shfajsove sic e kishe zakon e me the (me kujtohet si te ishte sot) ”Perpiqu te permbahesh sa me shume.” Tani kam lexuar Ditaret tuaja se te vdekurit nuk kane nevoje te hyjne fshehtas ne dhomen e gjumit t’i lexojne pa dijenine tende (ti per kete gje padisje nenen tende dhe mua). Une kam lexuar ate qe ti ke shkruar me vone duke thene se tek une ndjeje nje baba “ i cili si gjithnje ne caste krize tregohej i urte dhe kete vetem une e ndjeja.” Pra ti e dije se une kisha te drejte.
E verteta eshte se ti Franc ishe antisemit. Asnjehere s’e ke care koken te dije cfare ndodhte me njerezit e tu. Veprimet prej vandalesh qe jane kryer kunder hebrenjve ne rruge, shtepi e shitore ne terr, nuk jane pasqyruar fare ne Ditaret e fletoret tuaja. Ti vetem perfytyroje hebrenj. I perfytyroje te torturuar si tek vepra jote “Ne kolonine ndeshkimore.” Nejse, nuk dua te rremoj me thelle se c’kuptim kishte kjo.
Per nje kohe te gjate ti dhe motra jote Ottla studiuat hebraisht pasi ju ishte ngritur mendja te shkonit ne Palestine. Dhe kush? Ti qe ne ate kohe mezi merrje fryme do shkoje te mblidhje patate ne nje kibuc. Libri i fundit qe eshte shkruar per ty thote se i “kunderviheshe mendesise se tregtarit” te nje tipi hebre sic ishte yt ate. Po ishte babai yt,tregtar komcash e kapsash, lidhese kepucesh, rruazash e fotografish e cikerrimash tjera qe te jepte buke e te lejonte te enderroje. Ishe antisemit Franc nese eshte e mundur qe hebre ta ndaj veten ne dysh (me thote mendja se per ty gjithcka ishte e mundur.) I pate thene Ottles te martohej me ate goy te quajtur Josef Devis pasi ai vlente me shume se dhjete hebrenj. Kur miku yt Brod shkroi nje liber te quajtur Hebraeshat ti i the se te tilla kishte me shumice dhe ty te ngjanin si hardhuca (prape kafshe, kafshe vjedhacake.) “Aq sa gezoheshim duke soditur nje hardhuce ne nje rruge ne Itali, aq tmerroheshim duke pare qindra hardhuca qe zvarriteshin mbi njera tjetren ne nje kuti konservash.” Nga i ke nxjerre keto mendime? E di qe jo nga shtepia jone.
Cfare hebreu je ti qe na shperfillje ne hebrenjte e familjes tende hebreje? Ti i pergjigjesh pyetjeve me pyetje. Kam zbuluar se ky eshte stili yt, i famshmi stili yt letrar dhe deshmi e gjendjes tende si hebre. A e ke shkruar ti kete tregim apo pjesez, quaje si te duash, te cilin miku yt Brodi e ruajti te paprekur dhe ti e dije mirefilli se ai nuk do ta digjte: “Nje here ne nje sesion spiritizmi u shfaq nje shpirt i ri dhe me te u zhvillua kjo bisede. Shpirti: Me leje. Zedhensi: Cfare do? Shpirti: Te largohem. Zedhenesi: Ti sapo erdhe. Shpirti: Ka nje keqkuptim. Zedhenesi: Jo s’ka asnje keqkuptim. Ke ardhur e do te qendrosh. Shpirti: Une e ndjej veten keq. Zedhenesi: Keq?. Shpirti: Shume keq. Zedhenesi: Fizikisht? Shpirti: Fizikisht? Zedhenesi: Po pergjigjesh me pyetje. Kjo nuk ka vlere. Ne kemi menyra per te te denuar prandaj te keshilloj te pergjigjesh se ndryshe do te te heqim qafe menjehere. Shpirti: Menjehere? Zedhenesi: Menjehere. . Shpirti: Brenda nje minute? Zedhenesi: Mos vijo me ne kete menyre kaq te vajtueshme.”
Pyetje pa pergjigje. Enigma. Ti ke shkruar: “Une mund te jetoj vetem brenda kunderthenieve. Por kjo padyshim mund t’i pershtatet gjithe botes se duke jetuar njeriu vdes e duke vdekur, jeton.” Fol per veten tende. Pse, kush kujtove se je ti, profeti Jezu Krisht? Cfare kerkoje? Qiellin e perjeshem te goymeve? Cfare doje te thoje kur nje njeri i humbur, larg vendit te tij, i thote dikujt tjeter: ”Jam ne doren tende” dhe ai i pergjigjet: ”Jo. Ti je i lire, prandaj je i humbur.” Cfare kuptimi ka te shkruash per nje grua: ”E pres i shtrire qe mos te takohem me te?” Eshte nje enigme te cilen besoj se e kuptoj pasi, fale Zotit, jam marre dyzet e dy vjet me ty. “Nje kafaz u nis te kerkoj nje zog.” Ky ishe ti. Kafazi, jo zogu. Nuk e di perse po keshtu ma thote mendja
Ato dokrra per te ikur nga vatra jote (tjeter enigme) ti i quaje Burgu e keshtjella ime.” Qahesha me shkrim se dhoma jote ishte njefare rrugine, ne mes te sallonit e dhomes se prinderve. Qaheshe se nuk kishe me cfare te shkruaje se ta kishin hequr bojen e shkrimit e te kishte mbetur vetem nje laps. Kete e kishin bere qe te te pengonin te shkruaje. Po ajo ishte per te miren tende, per shendetin tend. – Ti ishe i rritur, nje avokat me diplome po qe nuk dije te kujdeseshe per veten tende. – Po ti rrije duke zhgarravitur gjysmen e nates dhe te nesermen ishe shume i lodhur per te punuar ne Assigurazioni Generali (apo ate kohe punoje tek Arbeiter-Unfall-Vorsicherungs- Austall fur die Konigreich Bohmen? Kujtesa ime eshte dobesuar.) Une nuk kisha para me lopata. Nuk mund t’ju mbaja te gjitheve per gjithmone.
Ke botuar cdo mosmarreveshtje sado te vogel me familjen tende. Sipas teje ishte gje e tmerrshme qe nuk te linin te dilje kur ishte mot i keq. Apo kur nena jote donte qe te mbeshtilleshe mire. Ti ke qene gjithnje shendetlig se nuk trashegoje konstruktin tim. Mua me mposhten puna e rende, tregtia, hallet re familjes. Ke shkruar se nuk mund te beje asnje shetitje pa u ndeshur me kundershtimet e prinderve po ti harron se edhe ne moshen njezete e tete vjecare vazhdoje te jetoje ne shtepine tone. Le po thua se doje te ikje. I shkreti ti mezi levizje tek dhoma ne cepin tjeter te shtepise. Mbyllesh brenda kur kishim vizita, zderhalleshe ne shtrat, gjate dites flije (se nuk mund te flije naten si gjithe bota.) Trillove Ameriken ne vend qe te guxoje te emigrosh, te brofje nga shtrati, te gatisje plackat e te ikje per te nisur nje jete te re. Ajo vajza qe ti e le dy here, ia doli ne krye . A e di se Felice eshte gjalle e jeton diku ne Amerike? Tani eshte grua e plakur dhe ka edhe sternipa. Nuk i futen ne fusha te perqendrimit qe sic thone njerzit e mencur, ti i kishe ditur para se te krijoheshin. Daja yt Alfredi do te te gjente pune ne Madera, ne Azorre apo zoti e di se ku tjeter. Nip i nje mishtari, nje schachet-i, ti nuk e pelqeje mishin, thone se kjo te beri te dobet e te pavendosur. Keshtu pra edhe ky qe faji im se babai im i shkrete duhet te punonte per te nxjerre buken e gojes. Kur nuk ndodhej ne shtepi nena, ti do te kishe vdekur urije po mos te isha une. E cili qe perfundimi? Ty te neveritej ajo qe te jepja sa shkoje dhe e zbrazje stomakun duke vjelle a thua se kisha dashur te te helmoja. Ti nuk harrove te shkruash ne leter: “Gjerat e neveritshme duhen nxjerre jashte. “
Gjithcka beja per ty ishte dreck. E ndjeje veten “te perbuzur, te denuar, te shtypur.” nga une. Per kete me perbuzje. Po ka nje gje: une per vete nuk isha nga ata qe shtypen kollaj apo jo? Sa here u mate te ikesh nga shtepia e nuk munde? Gjithcka eshte e shkruar ne Ditaret e tua e ne librat qe jane shkruar per ty. Po ajo kryevepra tjeter e jotja, Denimi? Nje baba e i biri grinden dhe djali mbyt veten duke thene: ”Prinder te shtrenjte, gjithnje u kam dashur por sidoqofte…” Kuptimi i kesaj historie, mbase te intereson ta dish, po ta kujtoj se sipas gjitha gjaseve, Herman Kafka nuk donte qe i biri te rritej e te behej burre dhe qe ai te rregullohej pa ndihmen e te jatit. Meshuggenerit-it qe e ka shkruar kete, i befte mire. Ai nuk deshironte te jetoje sic jetuam ne. Kur miku gungac i tregoi nenes tende fshehtas nje leter me ankesa ku ti kerkoje mos te te detyronin te shkoje ne fabriken e amiantit per te ndihmuar burrin e motres, Brodi fshehu dicka qe ti kishe shkruar . Tani gjithcka eshte botuar, gjithcka, gjithcka, te gjitha gjerat e tmerrshme qe ti mendoje per familjen tende ”I urrej te gjithe; babain, nenen, motrat.”
Nuk mund te rregulloheshe pa ne – pa mua – U largove vetem kur u bere thuajse tridhjet e dy vjec, nje moshe kur cdo burre ka grua e femije e nje vater te veten.
Ti gjithnje je varur nga dikush. Eh, ai miku yt i shkrete, Brodi. Po mos te ishte gungaci i vogel si do te ishte puna jote sot? Ne nje ane furrat shfarosese qe mbyten motrat e tua dhe ne anen tjeter zjarri qe ti kishe kerkuar per te djegur doreshkrimet tua. Nga ty s’do kishte mbetur asgje. Atij tipit te cilit i besove, Gestapoja ia konfiskoi gjithe doreshkrimet qe ndodheshin ne Berlin dhe deri tani nuk eshte gjetur asnje gjurme e tyre. Kete s’e ben dot as ekspertet me te medhenj te Kafkes qe i fusin hundet gjithandej. Thoje se e doje Maks Brodin me shume se veten tende. Nuk habitem. Te pelqente mendimi qe ai kishte per ty megjithse e kuptoje se nuk ishte i sakte (a e ve re se nuk jam grob, i pasjellshem, aq i paditur per gjerat qe nuk jane artikuj tregtie luksi se mbase kam fituar ndonje trajte “intuite” prej teje.) Natyrisht une nuk e njoha djalin tim nga pershkrimet e Brodit: ”Kafka shperdante nje drite e nje fuqi te jashtzakonshme gje qe s’e kam ndeshur ne asnje vend tjeter e as te njerezite medhenj … Ai zoteronte nje force intuitive te pagabueshme; kurre nuk ishte i zbrazet e kurre nuk tha nje fjale pakuptim … Kishte nje qendrim pozitiv ndaj jetes dhe tregohej ironikisht tolerant ndaj marrezive te botes dhe ishte i mbushur me nje humor te trishtuar.” Duhet te them se as nena jote qe i kuptonte trillet tua, kur kthehej ne shtepi pasi kishte punuar gjithe diten ne kembe ne shitore, as motrat e tua qe t’ i mburrnin veprat per te te bere qejfin, as babai yt te cilit i copetohej shpirti per familjen, kurre nuk e provuan tolerancen tende. Motrat e tua (me perjashtim te Ottles tek e cila ti e pranon vete se ke ushtruar ndikim te keq se e nxite te lere shitoren dhe te punoj ne nje ferme si fshatare e te dy bashke te vdisnit urije e te hanit barishte e ajo te martohej me ate goy) ishin marroke sipas mendjes tende e qeshnin vend e pa vend. Nena jote kurre nuk pat mbeshtetjen e nje djali te fuqishem. Ti kurre, ne asnje rast nuk na dhe pak gaz qofte edhe te trishtuar. Me mua mezi flisje. Kush e ka fajin qe ti ishe njeri dhe e pershkruan veten “duke u sjelle ne nje ishull te lagunes, ku nuk ka as libra, as ura, ku ka muzike por qe s’e degjon as vete.” Nuk pershkoje kurre nje rruge e aq me pak nje ure per te pershendetur e per t’u sjelle me perzemersi me dike tjeter; ti hyje ne dhomen tende, mbyllje veshet me oropax per te mos degjuar muziken e jetes as zhurmat e guzhines, zerat e njerezve qe hynin e dilnin. (Cfare te benin te kalonin permes dyerve te mbyllura?) Madje te merziste edhe kenga e kanarinave, apo gazi e ndonje zenke familjare, apo shtrati qe gervinte brenda te cilit njerezit normal te martuar, benin dashuri.
Keto qe do te them mbase do te te habisin. E kam fjalen per pjesen e fundit. E di se qekur kam vdekur, ne vitin 1931 bota ka ndryshuar shume. Njerezit, prinder e femije tani flasin per gjera qe dikur nuk ziheshin me goje. Njerezit nuk kane turp te lexojne gjithcka, edhe ditaret private, perfshire edhe letrat. Tani nuk ka me turp per asgje. Edhe ne kete gje, ti Franc ke qene ne pararoje. Nuk kishe turp te shkruaje ne Ditarin tend qe miku yt Brodi do ta botonte – ti e dije se ai do te botonte gjithcka e do te fitonte para ne kurrizin tone – gjera qe e kane shtyre njerin nga ekspertet me te njohur te Kafkes te studjoej edhe zhurmerimet ne shtepine tone ne Prage. Ai ka shkruar per mua: ”Nuk ishte ne karakterin e Herman Kafkes qe te fshihte pasthirrmat qe leshonte gjate aktit seksual; po ashtu nuk ishte ne karakterin e Kafkes. njeri teper i ndjeshem ndaj zhurmave qe te pershkruante vuajtjen qe i shkaktonin ato zhurma.”
E le te shkruar qe ta lexonin te gjithe se te perftonte neveri kur shikoje mbi shtrat pizhamat e babait tend dhe kemishen e nates te nenes tende. Me lejo te te flas haptas si gjithmone Ne ate shtrat u zure edhe ti. Mua me shkakton neveri ajo neveria jote per ate vend qe per ty duhet te ishte i shenjte … nje vend per te cilin duhet te shfaqje nderimin me te madh. Megjithate ti je ai qe u ankove per vulgaritetin tim kur te keshillova se duhet te merrje grua – ta bleje apo ta merrje hua. Por qe te provoje ne moshen tridhjete e gjashte vjecare se ishe burre u martove me nje te perdale hebreje te Prages qe tundte gjinjte poshte bluzes se holle. Po, e kam fjalen per ate Julie Ëohryzek e bija e kepucarit, e fejuara jote e dyte. Pate paturpesine te ma flakje ne fytyre verejtjen tende ne ate letren qe nuk ma dergove por qe un e e lexova te plote tashti; aty ti thua se e lashe mbi komodinen e nates librin tend “Ne kolonin e ndeshkimore” dhe kurre nuk ta zura me goje.
Tashti dua te cek nje ceshtje tjeter te cilen nuk e zume me goje si ate e bir kur ishim gjalle — ti ke te drejte, mbase qe faji im … Atehere ishte puna ndryshe. E kam fjalen per temen e grave Do te flasim per kete gje o djali im i shkrete se martesa “ishte frika me e madhe” e jetes tende. Keshtu ke thene. Ti flet per perpjekjet tuaja duke u munduar te ftillosh perse nuk mund te martoheshe dhe ketu qendron gjithe “suksesi” i letres qe me drejtoje. Sipas teje te martoheshe e te krijoje familje, ishte “maksimumi qe mund te bej nje qenie njerezore.” Megjithate ti nuk mund te martoheshe. Po si duhet ta kuptoj kete nje qenie e rendomte njerezore? I ke shkruar me shume se nje cerek milioni fjale Felice Bauerit po prape nuk munde te beheshe burri saj. I cove deri ne Berlin prinderit e tu qe te kremtonin fejesen (me qe ra fjala eshte nje fotografi qe beri cifti i lumtur e gjindet ne librat qe shkruhen per ty ). Fejesa u prish, pastaj u lidh prape e prape u zgjidh. Habitesh? Kushdo qe hyn ne nje librari apo futet ne nje biblioteke mund te lexoj cfare i ke shkruar te fejuares tende kur motra jote Eli lindi mbesen tona te pare. Ndjeve neveri e mllef kunder kunatit tend sepse “ une kurre s’do te kem femije”. Mbase s’do te kishe me nje vajze te rregullt si ajo e Bauerve e ne nje martese te rregullt por une e kam vertetuar se ti ke pase, kete e thote Brodi, nje femije me nje grua te quajtur Greta Bloch te cilen e mbaje si shoqen me te mire te vajzes Bauer e qe pat qene edhe ndermjetesja juaj. C’thua per kete? Ndoshta nuk e dije. Nuk di si te them (ti ishe njeri i papergjegjshem.) Thone se ajo u zhduk e mbase nuk ta tha kurre ate gje.
Persa i perket vajzes tjeter me te cilen deshe te vije kurore e per te cilen e ngrite zerin ne kupe te qiellit pas fjaleve te mia per hebrenjte e Prages per bluzen etj. – ti u tregove i matur dhe e prishe dasmen dy dite para se te zhvillohej. Une nuk pata mundesi te ndikoj tek ty. Kur kishte ndodhur qe ti t’i merrje parasyshe mendimet e prinderve te tu? Kur me pate thene se doje te martoheshe me te bijen e kepucarit, u pata bere merak. Ajo Baer te pakten rridhte nga nje familje e mire. Une u tregova i hapur me ty si burri ndaj burrit. Nuk ishe me cunak e nuk mund te martoheshe me cilindo se nje burre nuk martohet me nje dosido.
E kuptova se c’donte te thoshte ajo martese o i shkreti djali im. Ti doje grua. Askush nuk e kuptonte kete me mire se une qe jam njeri normal. Ne Prage kishte vende ku mund te gjeje nje femer (e marr mend se cfaredo te ndodhe ka pase e do te kete vende te tilla.) U perpoqa te te ndihmoj, u tregova i gatshem te te shoqeroja vete. E thashe kete faqe nenes tende e cila ishte ne nje mendje me mua. deshironim aq shume te te ndihmonim sa edhe nena jote pranonte leshime kaq te skajshem.
Ne nje leter ti shkruan se nuk e kishe menduar kurre qe une do te mund te te kuptoja , me akuzon se doja te te fyeja e ku une c’gjera te tjera. Doje te martoheshe me nje te perdale dhe fyheshe nga mendimi per te shkuar me nje femer tjeter me para.
Ne letren qe shkruajte pak dite pasi hoqe dore vete nga perpjekja e dyte per t’u martuar ne moshen tridhjete e gjashte vjecare, thua se yt ate, si njeri i rrahur me jeten jo vetem shfaqi “ shperfillje “ per ty po kur te kishte folur hapur ne kohen qe ishe cunak , te kishte dhene nje informacion qesharak qe linte te nenkuptohej se kurre nuk do ishe ne gjendje te martohesh, kurren e kurres. Domethene se njezet vjet para luftes, ai per Julia Ëohryzek te kishte thene “disa fjale te cilterta (sic thua ti) duke pohuar se nuk ishe ne gjendje te merrje nuse dhe “te shtyu drejt felliqesise sikur ky te ishte fati im.” A te bie ndermend se kur une dhe nena jote po benim nje shetitje ne Josefplatz bashke me ty, ti shfaqe nje fare kurreshtjeje per ndjenjat e burrave ndaj grave. Une u tregova i hapur me ty dhe isha ne gjendje te te keshilloja ku te shkoje per ta bere ate gje pa ndonje rrezik qe te merrje ndonje semundje. Ishe shtatembedhjete vjec, imcak por burre e jo femi, apo jo? A nuk kishte ardhur kohe per te folur per ato gjera? A te them cfare me kujtohet? Nje dite shfaqe pakenaqesi ndaj nenes tende dhe ndaj meje se nuk te kishim edukuar nga ana seksuale (keshtu the.) Tani qahesh perse une u mundova te te drejtoj per ate ceshtje. E bera apo s’e bera? Vendose e nxirr perfundimin tend. Sidoqofte ti ishe i bindur se nuk doje te martoheshe per arsye te asaj qe une paskam bere. Kur une kujtoja se e doje vajzen e e Bauerve a nuk pranova per te ta bere qejfin? Megjithse nuk ishe ne gjendje ekonomike per t’u martuar e une kisha nje mije halle te tjera e isha i semure, a nuk me shkaktove gjithe ato probleme duke ngulmuar qe te investoj ne nje fabrike amianti mechulan? A e pranova? Kur vajza erdhi ne Prage per te njohur prinderit e motrat e tua, ti shkruajte:” familjes sime i pelqeu me shume se do me kishte pelqyer qe t’u pelqente.” Deri ketu arrite: nuk mund te te pelqente asgje qe na pelqente edhe neve. Per kete nuk u martove me te?
U be nje kohe e gjate, nje rruge e gjate … gjithcka po vjen duke u mjegulluar, duke u zhdukur … Po prit, ende nuk kam mbaruar.
Ti thua se e shkruajte ate leter se doje te ftilloje perse nuk mund te martoheshe. Une po shkruaj letren qe ti u perpoqe te me shkruash mua. Ti edhe kete gje deshe t’ia heqesh babait tend. Dhe iu pergjigje letres tende para se kete gje t’a beja une. Trillove ne letren tende ate qe perfytyroje se do te ishte pergjigja ime. E bere qe te me kurseje punen. Kjo qe, sic thone, nje mendim i shkelqyer . Me aftesite tua si shkrimtar i famshem ti gjithcka e ke shprehur me mire se sa do ta beja une. Po aty je ti para se te jem une. Ma more fjalen nga goja. Dhe ne emrin tim ti padit veten se je “shume finok, puthadores, parazit e jo i cilter” duke ma veshur mua fajin per jeten tende; je treguar serish e per here te fundit teper finok, puthadores, parazit e jo i cilter ne perpjekjen tende per t’ ia hequr babait tend mundesine te mbrohet. Tamam gjeni. Cfare mbetet te them per ty mor cun, vetem se duhet te dish qe eshte e tmerrshme derisa ti e quan veten kanderr qe jo vetem pickon por edhe thith gjak per te mbetur gjalle. Marifetet e mashtrimet nuk kane marre fund. Me tej ti rrefen se gjithe ai “korrigjim” apo “replike” sic e quan ti me edukate qe “nuk e ka prejardhjen nga babai yt po nga ti vete, nga Franc Kafka.” Ja, shiko, ketu qendron prova qe ti megjithe zgjuarsine tende, nuk di per mua dicka. Ti thua se gjithnje ke shkruar per mua, babane tend. Por ne te vertete ke shkruar gjithcka per veten tende. Kandrra qe dergjej ne shpine dhe tundte putrat ne ajer, nuk mundte te ngrihej per te pare Ameriken apo Murin e Madh Kinez. Te gjitha ishin per ty, per ty, vetem per ty. Ne fund te letres tende ti e mbush rrefimin plot arsyetime ne te mire te anes tende, e thua ti fjalen e fundit duke pohuar se une nuk mund te dija gje apo te kuptoja gje se nuk isha tjeter vecse nje tregtar, nje dyqanxhi. Kjo eshte e “verteta” jote mbi ne dhe fale ketyre ti mbaje shprese se “mund ta beje me te lehte jeten e vdekjen tone.”
Si perfundim, tFranc takova gruan e fundit. Kjo nuk ishte deshira jone dhe per kete kemi deshmitare vete Zotin. Me ate hebreje nga lindja ti jetove ne mekate.
Ne te derguam te holla, vetem kaq mund te benim. Sikur te kishim ardhur per te te pare, sikur te kishim lene ne nje ane krenarine tone e te njiheshim me ate grua, prania jone do te kishte ndikuar vetem per te keq tek ti . Kjo eshte e shkruar ne shkrimet tua e nder librat qe nxjerrin per ty; gjithcka lidhej me ne te pikellonte e te semurte. E kishim marre vesh se nuk te jepte gjellrat e pershtatshme dhe si nje gabele gatuante ne nje furnele me alkool. Ajo te mbante ne nje cep te akullt te Berlinit. Zoti te me ndjej po ne varrimin tend (Brodi ia ka treguar te gjitheve) une i ktheva shpinen.
Franc … kur te derguan nga botuesi Kurt Volf Ferlag disa ksombla te librit “Ne kolonine ndeshkimore”, ti me dhe nje cope e une te thashe: “ Vere tek komodina prane shtratit.” Ti thua se kurre nuk ta zura me goje. Po ti a nuk e kupton se une nuk jam njeri i letrave. Po ta them tani … Lexova disa pjese, disa faqe jo nje here, por disa here. Po ta kesh vrejtuar ate liber, une ne cdo dy-tri faqe kisha vene nje shenje me laps per te ditur ku e kisha lene. Nuk ishte si librat qe njihja – pastaj une nuk kisha kohe te lexoja se qe i vogel punoja si skllav; nuk isha si ti e ne moshe te re e nuk mund te mbyllesha ne dhome e te lexoja. Po ta kisha bere ate do te kisha vdekur per buke. Kete ti e di. A nuk e kupton se une nuk mund te mburresha dot dhe me vinte turp qe ti ta merrje vesh se e kisha te veshtire te kuptoja c’kishe shkruar e qe mua me dukeshin te cuditshme?
Keshtu eshte. E di qe nuk jam intelektual po ama dita te jetoj!
Prit pak … me jep ca kohe … kujtimet mjegullohen …
A e merr me mend si e ndjeme veten kur Ottla na tha se kishe tuberkuloz? Si mundet te me kujtosh qe nje dite une i zemeruar paskam thene per nje vartesin tim pertac qe kollitej ne shitore – e pra duhet te dije te silleshe me ata goym-et dembela – pra paskam thene qe le te vdiste si nje qen i semure. Ku ta dija une qe edhe ti do te semureshe nga tuberkulozi? Nuk eshte faji yne qe t’u kalben mushkerite. Kur ishe i vogel u mundova te ta zgjeroj kraharorin duke te mesuar notin. Nuk duhet te ishe larguar kurre nga shtepia e nga perkujdesjet prinderore duke u futur ne Shenenborpale, ne ate vrime minjsh, ne ate kthine ne Berlin … Nganjehere e kemi kaluar mire, apo jo Franc? Kur pinim birre me salcice pas notit. Kur po vdisje t’u kujtua birra me salcice.
Edhe nje gje tjeter. Me djeg perbrenda e duhet te ta them. E di se kurre nuk do te pergjigjesh. Nje here pate shkruar: ”Fjala eshte e nevojshme kur njeriu kerkon te genjej.” Ti ishe tejet i ndjeshem per te folur, Franc. E ruajte te verteten ne heshtje. Ata qe merren me letra kthehen nga ana e murit keshtu edhe ty zhurma e njerezve te gjalle nuk te pelqente. Ne jete ishe frikacak, nuk merrje dot hak dhe kete e the edhe me shkrim. Nuk mund te dergjemi ne varret tona qetesisht , te cvarrosur e paqefin. A nuk te vjen zor qe e shnderove varrin e prinderve si dikur shtratin? Nuk ndjen turp tani? Nejse, nuk ia vlen te grindemi. Jemi ne nje varr te perbashket ti, nena jote dhe une. Ashtu si lipsej i dhame fund gjithckaje te bashkuar. Pushofsh ne paqe o bir. Ah, sikur te me kishe lene edhe mua te pushoj ne paqe.
Babai, Hermann
Pergatiti: Albert Vataj / albervataj.com