Dokufest, dy fotografitë që godasin UÇK-në: Viktimat e para të ndëshkimit të të UÇK-së

Në dy fotografi të vendosura nga organizatorët e festivalit Dokufest, përgjatë sheshit të Dëshmorëve, në Prizren thuhet se “Duart e një njeriu që është ekzekutuar në Bërnjak, mes Fortesës dhe Rahovecit në qershor të vitit 1999, mund të jenë një nga viktimat e fundit të krimeve serbe, ose një nga viktimat e para të ndëshkimit nga ana e UÇK-së”.
Ndaj këtij përshkrimi ka reaguar ish-kryetar i Unionit te Studentëve Shqiptarë, Albrim Badallaj, duke thënë se ky veprim i tyre i nxjerr ata në rolin e prokurorëve të shqiptarëve ose avokatëve të serbëve.

Ja reagimi i plotë i Badallajt, i shoqëruar edhe me fotografi:

“Është tejet e papranueshme përshkrimi poshtë këtyre dy fotove të vendosura nga organizatorët e festivalit Dokufest, përgjatë “Sheshit të Dëshmorëve”, në Prizren. Ky veprim i tyre i qet ata në rolin e prokurorëve të shqiptarëve ose avokatëve të serbëve. Fillimisht, përveç se një festivali kulturor nuk i takon të merret me gjykime dhe supozime të krimeve të luftës, njëkohësisht nuk guxon t’i vë në dyshim vlerat e popullit çlirimtar dhe liridashës.Derisa kriminelët e vërtetë sorollaten nëpër qytetet e Serbisë, këto foto nuk korrespondojnë me emrin e sheshit në fjalë. Besoj, që për këtë çështje është dashur të reagojnë edhe organizatat e dalura nga lufta në nivel lokal apo qendror. Po faktohet çdo ditë e më tepër që Dokufesti mund të promovojë dhe thirret në çdo gjë tjetër, pos filmit, i cili është gjëja e fundit që tërhjek vizitorët.

Mos të harrojmë që, kur proklamimet e tilla bëhen nga vendorët, kjo ndikon në uljen e imazhit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, të cilat po stagnojnë proceset integruese dhe po i japin pretekste Serbisë për të kundërshtuar shtetin tonë. Me apo pa vetëdije, këto foto po e spostojnë kartën e viktimës tek serbët, duke harruar mbi 10 mijë të vrarë shqiptarë, mijëra gra të dhunuara dhe mijëra të tjerë të pagjetur”, ka thënë Badallaj. (Express)

received_10154599513552044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *