Mediat franceze: O Zot çfarë vdekje e bukur! Traviatta bën yjet të shkëlqejnë

“Zot, çfarë vdekje e bukur! Një Traviata që bëri yjet të shkëlqejnë dhe të qajnë në të njëjtën kohë, falë sopranos Ermonela Jaho që e perjetoi rolin me aq pasion …”.

Pas këtij komenti nga “Artsandspectacles.com”, një tjetër vlerësim vjen për Ermonela Jahon. “Le Figaro” e cilëson Traviattën e saj “një Traviatë karizmatike”, që të bën të vuash si Krishti… Në të, shkruhet se ajo mundi ta zëvendësojë si duhet në “Chorégies d’Orange” këngëtaren Diana Damrau që u sëmur. Duket se Jaho ia ka dalë të jetë Mbretëresha e “Chorégies d’Orange” këtë vit.

“Artsandspectacles.com” shkruan se teatri ka qenë plotë me audienca të ndryshme, nga njohësit e vjetër të Operas deri tek moshat e reja e fëmijët, çka nuk është fort e zakonshme. Në fund, theksohet se nuk kanë munguar duartrokitjet.

Pak ditë para “Traviattës” në një postim në Facebook, Ermonela Jaho, shkruante: “Faleminderit maestro për thjeshtësinë dhe fjalet vlerësuese në konferencën e shtypit, ato kanë një domethënie të madhe për mua sidomos kur shprehen nga një legjendë siç jeni ju. është shumë e rrallë të gjesh një përputhje mendimesh midis dy gjeneratave kaq të ndryshme… ‘Nuk është e lehtë të bëhesh i madh, por merr një jetë të terë të bëhesh human!”..”.

Në një intervistë për KultPlus, Ermonela Jaho është shprehur se kjo shfaqje vazhdon ti jep emocionin sikurse ta këndonte për herë të parë. “Për mua sa herë hyj në skenë është hera e pare dhe e fundit e jetës sime!”, ka thënë Ermonela Jaho, e cila së fundi me këtë shfaqje operistike është prezantuar në Shtëpinë e Operës dhe Baletit në Munih të Gjermanisë Roli i Violetës vazhdon të mbetet roli më i dashur për sopranon shqiptare, Ermonela Jahon, për të cilën, pikërisht ky rol ka ndikuar që të thurrë ëndrrën që të jetë një këngëtare lirike. Dhe pikërisht e shndërruar në Violetë, është paraqitur edhe në skenën e Shtëpisë së Operës dhe Baletit në Munih të Gjermanisë ka shënuar paraqitjen e saj të 228, po në karakterin e Violetës së shfaqjes operistike “La Traviata”, të Verdit.
Jaho thotë se kjo shfaqje vazhdon ti jep emocionin sikurse ta këndonte për herë të parë.
Më 24 maj kisha premierën e shfaqjes “La Traviata”, në Munih të Gjermanisë, premierë e cila e shënoi paraqitjen e 228, që e këndoj në këtë rol. Ajo që mund të them lidhur me emocionin tim është se për mua duket sikur po e këndoj për herë të parë. Emocioni që përcjell është një emocion i ri nga ai i një dite më parë. Çdo ditë është një ditë e re për të gjithë ne, në përballjen me jetën”, ka thënë Jaho në fund të vitit 2015. Më pas, sopranoja që është ngjitur në skenat më prestigjioze të operës ka thënë se ky fakt nuk bën përjashtim edhe për të, në mënyrën se si e jeton dhe e shpreh këtë emocion sa herë ngjitet në skenë. “Kjo është opera me të cilën kam thurrë ëndrrën për tu bërë këngëtare lirike dhe sa herë këndoj këtë rol shoh ëndrrën e Ermonelës në vite , mënyrën e përjetimit të saj në tërë këto vite, paralelisht me jetën time”, ka thënë ajo. Ajo më pas ka thënë se këndimi është zëri i shpirtit tim, i lirisë së tij, duke e jetuar dhe shijuar në mënyrë totale. “Për mua sa herë hyj në skenë është hera e pare dhe e fundit e jetës sime!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *