Dorëshkrimet e Kafkës dërgohen në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit

Gjykata Supreme e Izraelit i ka marrë një familjeje izraelite përmbledhjen e dorëshkrimeve të Franz Kafkës dhe ka vendosur që ato të ruhen në Bibliotekën Kombëtare të këtij vendi.

Ka qenë Biblioteka Kombëtare, e cila të martën ka njoftuar se se Gjykata e Lartë ka vendosur “vendndodhja e dëshiruar” për një varg veprash të pabotuara të Kafkës do të jetë Biblioteka Kombëtare dhe se aty, dorëshkrimet do të jenë në dispozicion për publikun.

Vendimi, i cili është marrë ditën e hënën, duke ndërprerë procesin disavjeçar në gjykata lidhur me veprat e Kafkës.

Dy gjykata të shkallës më të ulët, më parë morën të njëjtin vendim. Eva Hoffe mori, mes tjerash, dorëshkrime nga nëna e saj, e cila ka qenë sekretare e Max Brodit, të besuarit të Kafkës. Brod ka poseduar dhe botuar veprat e Kafkës pas vdekjes së tij. Familja pohonte se posedimi i dorëshkrimeve të tij është plotësisht i ligjshëm./PASQYRE.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *