Letra e kantautorit drejtuar Marianne Ihlen, në orët e saj të fundit në jetë, është e mrekullueshme dhe poetike.
“Ti e di se unë kam të dashur gjithmonë për bukurinë dhe diturinë tënde, por nuk dua të them asgjë më shumë në lidhje me këtë sepse ti e di tashmë. Tani, unë dua vetëm të të uroj një udhëtim të mirë. Mirupafshim mike vjetër. Dashuri e pafund“.
Një lamtumirë e shkurtër. Disa fjali. Por fjalë me një të tillë qartësi, thjeshtësi dhe bukuri.
Shumë prej nesh tani e kanë lexuar letrën që Leonard Cohen i ka shkruar gruas që dikur e donte, Marianne Ihlen, e cila është në shtratin e vdekjes. Ata që nuk e dinin tashmë mësuan se Cohen është një burrë klasi, nga ata njerëz që nuk i takojmë çdo ditë. Kur ai mori vesh se ajo ishte duke vdekur, dy orë më vonë i shkroi një letër në të cilën shprehej se “edhe ai ishte shumë i vjetër dhe se trupi i tij po binte”. Cohen, natyrisht, kishte shkruar për të edhe më parë, në tekstet e këngëve “”So long Marianne” dhe “Bird in Wire”.
Këtë herë ai i kushtoi Marianne këto fjalë: “Dije se unë jam shumë afër teje dhe nëse e shtrin dorën, mendoj se do prekësh dorën time.”
Në gjendjen e saj të pavetëdijes, një shoqe tha, se Marianne shtriu dorën në kërkim të së tijës. Në letrën e vet, Cohen shkruante po ashtu se nuk është e nevojshme të flasim “për bukurinë dhe urtësinë tënde, për shkak se ti i di të gjitha tashmë”.
10 vitet që ishin së bashku, intimiteti i tyre, pasionet e tyre, fundi i tyre, ato – pavarësisht nga këngët – janë të gjitha pjesë e historisë së tyre personale. Tani ai i uron asaj dashurinë e pafundme në udhëtimin e saj – drejt vdekjes. Është udhëtimi i gjithëkujt, por pak flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë për të, madje as nuk pëshpërisin në dhomat e pritjes.
A ishte Marianne muza e tij më e madhe? Çfarë rëndësie ka? Ai e deshi atë për një kohë të caktuar. Ai donte katër shishet e tij të verës, kohë para se ta çonte veten në një manastir budist, ku iu dha emri Dharma e Jikan që do të thotë “heshtje”. Cohen di gjithçka mbi heshtjen, madje, po ashtu edhe për këngën.
Vdekja është takuar aq shpesh me heshtjen ose me ndjenjat, që janë një mërmërimë e pakuptimtë, për të mbushur një boshllëk. Mbishkrimet dhe epitafet kërkojnë pikëllim. Si të shkruajmë për humbjen? Si mund ti shkruani një personi që ju kurrë nuk do ta shihni përsëri? “Marianne, është koha që ne qeshim e qajmë dhe qajmë dhe qeshim përsëri”.
Cohen një herë tha: “Poezia është vetëm prova e jetës suaj. Nëse jeta juaj është djegur mirë, poezia është vetëm hiri. Çfarë hiri? I ngrohtë, i shenjtë, që na çon ne në vallëzimin deri në fund të dashurisë; pasione të reja, trupa të vjetër, një lamtumirë e rrallë dhe e dhembshur. Sa kohë, Marianne”. Faleminderit, zoti Cohen.
Shënim/Cohen u njoh me Marianne në vitin 1960, në ishullin grek Hydra dhe përjetuan një histori përgjatë viteve ’60. (The Gaurdian/Pasqyre)