Shqipëria nuk është vend i kampionëve (Uroj që Majlinda mos ketë fatin e Monikës)

Nga Mira Kazhani

Monika ka nisur të punojë si instruktore prej pak ditësh në palestrën ku ushtrohem (më vonë mësova se Klodiana Shala e kish takuar rastësisht në kodrat e liqenit dhe pas 24 orësh i kish ofruar punë në palestrën që ajo drejton).

Njohja me historinë e Monika Bakllavasë nis kështu; Ndërsa i tregoja pa takt sesa shumë adhuroja instruktorin tim, dikush nga një cep foli: -Instruktori yt është pioner i asaj gruas që ti po flet. Monika ka qenë kampione!

U mpaka, po nuk e dhashë veten dhe nisa ta pyes se cfarë e kishte sjellë një kampione instruktore amatorësh si puna ime, në një palestër të qytetit; Papunësia!

Monika prej 3 vjetësh ishte e papunë. Dhe jo për herë të parë në jetë. Kjo kish ndodhur rëndom. Madje ajo nuk i kish thënë jo punës në një fshat 50 km larg Tiranës, mu në kohën kur i ndriste ylli i suksesit. Në vitin 2004, kur ishte kampione në atletike, instruktorja ime sot, sorollatej premtimeve boshe dhe dyerve që i mbylleshin, në pamundësi të Mikut. Në atë kohë kampionia mezi kish gjetur një vend pune në fshat dhe qe gëzuar, sesa pa gjë..

E qetë, me disiplinën e një atleteje teksa demonstron ushtrimet (që mund të heqin një vijë dhjami në barkun tim të mallkuar), tregon se trofetë nuk i kishin shërbyer për gjë. Sporti vecc pasionit dhe një trupi si flutur (sot e kësaj dite) i kish dhënë një jetë plot mundime.

Doja ta pyesja në kish qarë ndonjëherë në këtë udhëtim, (mjaft të mendosh se sa e vështirë ishte me të ardhurat vetëm të bashkëshortit; edhe ai mësues i edukimit fizik dhe një vajzë 11 vjeccare në mes të Tiranës). Kampionja i përgjigjej pyetjeve të mia pa drama, dhe vazhdimisht kthehej tek ushtrimet që duhet të kryeja. Gjatë gjithë asaj seance stërvitore zhvendosa Monikën në një jetë paralele, më saktë në jetën që duhet të ketë një kampion:

“Monika ka një vilë në Lalz. E ka në vijën e parë me pamje nga deti, dhe të gjithë e duan kampionen sa herë që parkon Rangë Roverin e saj ngjyrë spec. Në mbrëmje ftojnë shumë miq për barbekju dhe tregojnë histori. Këto ditë po ndjekin me nostalgji Lojërat Olimpike. Majlinda Kelmendi i ka veshur me ar zemrat e sportistëve në verandën me shumë trëndafilë, palma dhe pemë bananeje. Monika është në koleksioniste ccantash Chanel. Ka të gjitha shapkat hermes të mundshme. Por vishet edhe me zara e HM dhe addidas. Zakonisht është sportive, por në mbrëmjet Glamur në qytet ajo shfaqet më elegante nga të gjithë. Fundja edhe nje fustan i zi, krejt i thjeshtë, asaj thonë i rri mirë. E bija studion në një kolegj privat.

Vetë ajo ka vite që nuk jep intervista. Po shijon familjen pas shumë suksesesh të mbledhura me djersë. Kryeministri para disa kohësh i kërkoi kontribut për në Lojërat Olimpike por një tekë e minutës së fundit e bëri të kthejë mendje. Fundja, kështu janë kampionët dhë të talentuarit. Ndonjëherë kapriccoz”.

Por cila është Monika e vërtetë?

-Monika ishte deri dje një kampione e papunë, e pashpërvlyer, e dërrmuar në një Shqipëri të padrejtë. Ky vend nuk ka vend për kampionë. Dhe as që i duhen kampionët. Ky kaos që quhet shtet, në modë ka politikanët dhe më të duartrokituar janë ata që j’ua hedhin të gjithëve. Sistemi kopilit fiton në ccdo tavolinë e kafene. Titrat, revistat, gazetatat, televizonet, lajm të parë kanë një nga vatha e “kopilit” (term që tregon se dikush është i zoti). Këtu i talentuari, heroi dhe kampioni mbeten pa pretendime, pa vëmendje publike, të papunë, të pajëtë. Ata mund të humbasin ccdo llogj privilegji, ccdo të drejtë, edhe fuqinë për të patur një jetë normale.

Shqipëria po vetvritet ccdo ditë nga shurdhëria e ndërgjegjes që është instaluar kudo, në qytetar, pemë, zogj e ajër.

Nuk ka amerikan që na shpëton. Bari i keq e ka helmuar edhe atë pjesë të vendit jeshile e të freskët. Mund të numërohen me gishtat e dorës ata që janë pasuruar nga talenti dhe puna e ndershme në këtë copë toke që lindim, dashurojmë, bëjmë ëndrra, numërojmë yje dhe pastaj vdesim.

Do doja një ligj, fletushkë,  a qytet të vogël edhe fshat turistik po të doni i thirrim,  që t’jua lëmë kampionëve, të talentuarve. A mund t’ju gjejmë një copë tokë njerëzve të ndershëm e të talentuar në Shqipëri? Slogani i Lojërave Olimpike këtë vit është Gjithpërfshirja, sidomos e të vegjëlve, aty ku më e mira e botës në xhudo ishte ccika e Kosovës një vendi delikat e të vogël. Po ccfarë janë vendet tona të vogla?! Luginë ujqërish padyshim.

Dhe kot që pyes;-A ka diccka, një nen të vogëlth në Reformën për Drejtësi që i sjell Monikës dhe gjithë të tjerëve jetën që u takon. Asnjë!

Këtë lexova në sytë e kampiones. Ajo i qe dorëzuar fatit, si qeni të zotit!

Po jetojmë vendin e zengjinëve injorantë që me një saktësi ore zviceriane, po ja dalin t’i bëjnë edhe trashëgimtarët e vegjël si vetja. Ata si një ushtri e vogël, sekrete,  po bëhen gati për t’i blerë të gjitha nga fillimi. Për ta shkatërruar edhe njëherë si përherë, këtë Shqipëri që mban erë!

TemA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *