SERGIO CORAZZINI
Nga vëllimi “Libër për mbrëmjen e së dielës”/kushtuar Andre Noufflard
-Mbretëresha ime e vogël, përse
më lini të vdes nga të ftohtët?
Mbreti fle, gati-gati, mund,
t’ia merrja një kënge,
që ai s’do ta dëgjonte! Oh, lermëni
të ngjitem mbi ballkon!
-Miku im i hijshëm,
Ballkon kallamishtesh është,
S’do na mbante dot!
Doni që t’ju lë shëndenë
pa krye?
-Oh, mbretëreshë e vogël, lëshojini
të gjatët flokë të praruar!
-Poet! S’i vëreni
se flokë
kashte janë?
-Oh, falmëni!
-Falur qofshi!
-Kësisoj?
-Kësisoj çfarë…?
-Asnjë fjalë s’më thoni,
zemrën ma copëtoni…
-Si vallë? Vetëm për këtë
arsye?
-Të hidhura i keni fjalët…lamtumirë!
-Ashtu mendoni?
-Oh, s’ndjeni keqardhje
për kuvendimin tonë
në pyllin prej letre?
-Nuk mbaj mend, i dashuri
im i ëmbël…Po largoheni…
Përgjithmonë? Oh..
sa do doja të vajtoja!
Po s’kam ç’bëj
përderisa zemra ime e vogël
e drunjtë është.
Përktheu: Beti Njuma