Përgjatë dekadave të mëhershme, turistët e shmangnin Shqipërinë. Sot, ky vend konsiderohet si një destionacin turistik që duhet marrë në konsideratë.
Kështu shkruan rravelnews.ch, e cila i kushton zhvillimit të turizmit në Shqipëri një artikull të gjatë.
Me titullin sugjestionues në trajtë pyetjeje: A do të bëhet Shqipëria një Spanjë e ardhshme?, portali bën paralelizime në mes të Spanjës, të njohur si destinacion i madh i turizmit detar dhe Shqipërisë, e cila është nisur për t`u bërë e tillë, transmeton albinfo.ch.
Por, ndryshe nga Spanja dhe Greqia, të cilat janë fokusuar në turizmin masiv, Shqipëria synon një turizëm elitar, të përqendruar në mbrojtjen e ambientit, shkruan portali.
Që në fillim artikulli evidenton se Shqipëria ka një bregdet të gjatë 362 kilometra dhe ofron shumë për turistët.
“E shtrirë në mes të Kosvës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë, Shqipëria ka shumë çfarë të ofrojë nga ana turistike. Ajo ka një natyrë të paprishur, 362 kilometra bregdet mahnitës e të virgjër në detin Adriatik dhe në atë Jon si dhe vise të mrekullueshme malore në brendinë e vendit, që janë të përsosura për ecje ose për sportin aventuror. Ka mbi 190 ditë me diell dhe mbretëron një temperaturë si në Saint Tropez.
Atje do të gjesh pjesë të tëra pëplot me rrënoja greke, romake ose bizantine, në mesin e të cilave edhe hapësira të mbrojtura nga Unesco-ja. Këtu hyjnë rrënojat e Butrintit dhe qytetet osmane Gjirokstra dhe Brati.
Ajo që mund të konstatohehet është se viteve të fundit ka një rritje të madhe të vizitave turistike të vendit. Në fakt, numri i turistëve brenda vetëm 7 viteve ka përjetuar një rritje prej më shumë se tre fish! Kështu, nëse në vitin 2007 sipas Bankës Botërore, Shqipërinë e kishin vizituar 1.062.000 turistë, në vitin 2014 tashmë ishin 3.341.000 tyrusite“!
Proporcionalisht edhe më e madhe është rritja e numrit të turistëve zviceranë që kanë vizituar Shqipërinë, transmetonalbinfo.ch. Në vitin 2005 numëroheshin vetëm 6150 turistë nga Zvicra që kishin vizituar Shqipërinë ndërsa në vitin 2012 ky numër qe ngritur tashmë në 42.546 veta.
Çmimet e artikujve jetësorë janë të ulëta. «Për një Chateaubriand në një restorant të Tiranës kam paguar 6 franga. Një picë Margerita ose një pjatë pasta mund ta marrësh me vetëm 2.50 franga dhe një birrë për 1.50 franga. Biletat për operë kushtojnë 3 franga e më tepër”. Ndërsa qytetin e Tiranës, autori e përshkruan si një kqyqëzim ekzotik në mes të Evropër Perëndimore dhe Rusisë së vjetër, e kripur me një fije lindje të afërme.