Kryeministri shqiptar Edi Rama është duke pushuar në jug, ku ka pritur edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.
Duket se Blair ka vendosur të bëjë disa ditë pushime në Shqipëri këtë vit, ku sigurisht shoqërohet nga shefi i qeverisë shqiptare.
Rama ka postuar këtë foto së bashku me mikun e tij anglez duke shijuar një drekë.