FOTO/ Superjahti më luksoz në botë prek ujërat shqiptare

Super jahti “Rising Sun” i 6-ti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private më luksoze në planet ka prekur ujrat shqiptare (duke xhelozuar jo pak ishullin e Korfuzit).

Lajmin e bën të ditur studiuesi Auron Tare, i cili ishte pjesë e përfshirjes në ardhjen e këtij superjahti në Shqipëri.

Tare shkruan se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turizmin elitar të jahteve.
“Kisha kenaqesine per tu perfshire ne ardhjen e ketij superjahti ne Shqiperi pasi besoj se Shqiperia mund te kthehet ne nje destinacion te rendesishem per turizmin elitar te jahteve. Pak kush beson se bregdeti yne mund te terheqe te tille visitore por ardhja e ketij superjahti sot ne Shqiperi besoj se me jep te drejte. Rising Sun i ndertuar nga pronari i Oracle ish partneri i Bill Gates eshte nje prej jahteve me te famshem ne planet. Tashme ne pronesi te nje prej emrave me te rendesishem te industrise se Hollywood mban gjithmone ne bordin e vet emra nga me te rendesishem te politikes, industrise kinematografike apo te finances boterore. Ardhja e Rising Sun ne ujrat tona eshte nje shenje e qarte se ne se jemi serioze per te ndertuar nje infrastrukture dinjitoze bregdeti une mund te kthehet me te vertete ne nje destinacion shume te rendesishem per kete industri”, shkruan Tare në Facebook-un e tij.

jaahtis


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *